Shega, ilaçi natyral për kurimin e zemrës dhe tensionit

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular dhe nervor.

Doza ditore e ekstraktit të shegës, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Konsumi i shegës mund të reduktojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës në masën 17%. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, si dhe parandalojnë ndryshimet të çilat nxisin zhvillimin e kancerit.

Acidet yndyrore që përmban ky frut, reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj, shkruan noa.al. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe para menopauzës si ndryshimi i humorit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit kualitetin e spermës, shkruan living. Mundësitë për përdorimin e shegës janë të mëdha, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP