Aleanca për shqiptarët: Arrestimi i Haradinajt skandal diplomatik

Aleanca për shqiptarët ka dalur me reagim në lidhje me burgosjen e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në Francë.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, është një presedant dhe skandal diplomatik ndërkombëtar aq më tepër duke ju rreferuar fletë-arrestit të Serbisë. Serbisë si duket nuk mjafton as verdikti i pafajësisë nga Tribunali i Hagës, i cili e shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn për ta ndryshuar konceptin e sistemit juridik ndaj këtyre fletarresteve ndaj shumë personaliteteve kosovare. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që të pezullojë çdo lloj bisedimesh me Serbinë, përderisa Serbia ta kuptoj realitetin politik rajonal dhe ti heq fletarrestet për të gjithë personalitet e Kosovës të cilët janë mbi 150. Po ashtu ju bëjmë thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian siç është Europol dhe Eurojust, të mos i marrin parasysh aspak fletarrestet tendencioze dhe politike të Serbisë”, thuhen në reagimin e APSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button