“Daçiq i përkeqëson marrëdhëniet me Shkupin, merr përkrahje nga Athina”

Deklarata e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq , se Serbia ka gabuar që e ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, është pranuar me admirim nga Athina zyrtare, shkruan sot gazeta serbe “Veçernje novosti”, transmeton Portalb.

Gazeta shkruan se deklarata e Daçiq ka marrë publicitet të madh dhe vlerëson se “përfundimisht ka shtyrë në relaksimin e marrëdhënieve me Athinën, të cilat në vitin e fundit kanë qenë të tensionuara”.

Grekët tani nëpërmjet kanaleve diplomatike u kanë dërguar autoriteteve serbe se paralajmërimi i Daçiq se Serbia në marrëdhëniet multilaterale Maqedoninë do ta emërojë me IRJM është mirëpritur dhe se ka ardhur në moment ideal përpara takimit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipiras, në Beograd, e planifikuar për në fund të janarit, thuhet në tekstin e gazetës.

Mediat serbe edhe sot e kanë analizuar deklaratën e Daçiqit për rajonin. “Politika” vlerëson se Daçiq përgatit mbrojtje të tentativës së fundit të Prishtinës për të hyrë në UNESKO, përderisa “Danas” në tekstin me titull “shefi i diplomacisë kërcënohet me pushkë të zbrazur”, shkruan se deklarata e Daçiqit duhet të shihet edhe në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, a ndoshta edhe atyre parlamentare.

Mediat e transmetojnë edhe vlerësimin e Aleksandar Popovit nga Qendra për Rajonalizëm se bëhet fjalë për “deklaratë të jashtëzakonshme dhe jo-diplomatike duke shfrytëzuar fjalë të tepërta dhe kërcënime të cilat janë të parealizueshme”. Popov, gjithashtu, tha se habitet me atë se ndaj kësaj deklarate ende nuk ka reaguar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se situata bëhet “skizofrenike”.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button