Obama u bëri thirrje demokratëve në Kongres të luftojnë kundër heqjes së reformës për sigurimin shëndetësor

Barak Obama u bëri thirrje demokratëve që në Kongres të luftojnë kundër heqjes së reformës së tij historike për sigurim shëndetësor, të cilën Donald Trampi ka për qëllim ta heqë pas marrjes së detyrës, më 20 janar, transmetojnë mediat franceze.

“Ju kam zili për luftën që do të mund ta zhvilloni për ta mbrojtur shëndetin e amerikanëve”, deklaroi Obama në takimin pas dyerve të mbyllura të demokratëve në Kongres, kumtoi senatori Ed Marki.

“Presidenti nënvizoi se ne jemi në anën e vërtetë dhe na inkurajoni që të luftojmë”, tha kongresisti Xhon Luis, duke iu referuar sondazheve të cilat tregojnë se elementet kryesore nga reforma edhe më tej mbesin të popullarizuara midis njerëzve.

“Projekti republikan nuk do ta bëjë sërish Amerikën të madhe, por ai, Amerikën do ta bëjë sërish të sëmurë”, deklaroi lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, duke e parafrazuar parullën parazgjedhore të Trampit.

Pas humbjeve të tij zgjedhore në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, megjithatë, demokratët janë në pakicë dhe në të dy dhomat e Kongresit dhe pothuajse nuk kanë hapësirë për manovrim. Shpresa e tyre e vetme është që ta mobilizojnë mendimin publik në SHBA, nënvizojnë mediat franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button