Murtezaj: Serbia me fletarreste synon destabilizimin e Kosovës dhe rajonit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka shprehur indinjatën për veprimet e Serbisë në lidhje me fletarrestimet ndërkombëtare, me të cilat ai ka thënë se Serbia synon destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit.

“Duke shprehur indinjatën e thellë dhe kundërshtimin më të fortë për veprimet e Qeverisë së Serbisë lidhur me fletarrestet ndërkombëtare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës; që janë përpjekje direkte për destabilizim të Kosovës dhe rajonit; dhe përpjekje për politizim të institucioneve ndërkombëtare”, ka shkruar zv/ministri i Jashtën Murtezaj në llofarinë e tij në Facebook.

Murtezaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë vazhdimisht në kontakt me autoritetet franceze rreth rastit të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, gjatë tërë kohës dje dhe sot kanë qenë në komunikim intensiv me institucionet përkatëse të Republikës Franceze”, ka shtuar ai.

“Tanimë çështja e ndalimit të z. Haradinaj, është në proces ligjor të trajtimit; ashtu siç kërkojnë procedurat e një shteti ligjor, siç është Republika Franceze”, ka shkruar më tej Murtezaj.

“Jemi të bindur që drejtësia franceze do të vendos drejtë si çdoherë, dhe çështja do të përmbyllet shpejt dhe z. Haradinaj do të lirohet”, ka përfunduar postimin e tij në Facebook zv/ministri i Jashtën i Kosovës, Valon Murtezaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button