Nxirrni fëmijët jashtë edhe pse është dimër

Prindërit pas ditëve të para të ftohta fillojnë të brengosen për atë nëse fëmijët do të sëmuren nëse luajnë nën qiell të hapur, kështu që në vend se të dalin jashtë zgjedhin të shkojnë në kënde për fëmijë ose të qëndrojnë në shtëpi.

Dalja në ajër është e rëndësishme në çdo stinë të vitit, ndërsa pasojnë disa shkaqe për të cilat rekomandohet qëndrimi nën qiell të hapur.

Mjekët përkujtojnë se aktivitetet nën qiell të hapur, vrapi apo shëtitja fëmijës i mundëson që të marrë ajër të pastër, ndërsa kjo ndikon pozitivisht në kanalet e frymëmarrjes, i pastron dhe e zvogëlon kollitjen. Gjithsesi kjo vlen nëse ajri nuk është i ndotur.

Drita e diellit është ilaç, madje edhe kur jashtë është shumë ftohtë.

Hulumtimet treguan se momentet traumatike, me stres shkaktojnë më pak çrregullime psikologjike tek fëmijët, të cilët shpesh qëndrojnë në natyrë.

Drita artificiale e zvogëlon fokusin e syrit, ndërsa e ditës e kthen në normale, kështu që është e rëndësishme që fëmija çdo ditë të jetë jashtë.

Qëndrimi në qiell të hapur e zvogëlon hiperaktivitetin, pasi që fëmijët pas lojës në park janë më të qetë dhe me më shumë kujdes qasen drejt zgjidhjes së detyrave dhe aktiviteteve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button