Maqedoni, sulmi kundër sektorit joqeveritar çon në krizë më të madhe

Sulmi kundër shoqërisë progresive qytetare nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk ndalet, por vetëm sa po bëhet më intensive, reagojnë një pjesë e organizatave joqeveritare, të financuara nga Soros, ndaj intervistës së Nikolla Gruevskit, i cili ka dhënë se ka “ilaç“ për të njëjtit. Gruevski në intervistë thotë se miliarderi amerikan, Xhorxh Soros, është kundër partisë së tij dhe mes tjerash e akuzon për korruptim të drejtpërdrejtë të gazetarëve, intelektualëve dhe aktivistëve, transmeton Portalb.

Drejtoresha e Fondacionin Shoqëri e Hapur, Fani Karanfillova-Panovska, thotë për REL në gjuhën maqedonase, se Gruevski, tregon se luftën me ata që s’mendojnë si ai do ta çojë deri në fund.

“Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, ngelet edhe më tej në parimet dhe vlerat e shoqërisë së hapur të cilat para se gjithash nënkuptojnë mbështetje të fuqishme, profesionale, të bashkuar dhe të zëshme të shoqërisë civile e cila do të luftojë për të drejtat dhe liritë e njerëzve, për lirinë e shprehjes, për përgjegjësinë e autoriteteve dhe do të luftojnë kundër korrupsionit edhe në çdo pushtet të ardhshëm nëse do të tentojnë që t’i varrosin institucionet dhe shtetin”, deklaroi Panovska.

Ndaj akuzave të Gruevskit ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim Evropian, Bojan Mariçiq. Ai thotë se Gruevski vazhdon që sektorin qytetar ta trajtojë në mënyrë autokratike.

“Në fakt, duke kritikuar dhe ofenduar shoqërinë civile Gruevski e thekson natyrën e tij autokratike dhe kërkimin e përjetshëm të armikut të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse në vitin 2011 ishte Televizioni A1, 2014 ishin shërbimet sekrete dhe Zaev, tani ato janë sorosoidët dhe të gjithë organizatat joqeveritare të cilat këto vite i kanë treguar mangësitë e pushtetit të tij dhe të gjithë e bënë në mënyrë objektive, duke treguar aktivizëm qytetar dhe informim të qytetarëve për atë se çfarë po ndodhë”, deklaroi Mariçiq.

Vlerësimet se Gruevskit se parimet e Shoqërisë së Hapur nuk janë në pajtueshmëri me të djathtit, ndërkaq janë në “dashuri” me partitë e majta janë të pasakta dhe manipulime, thotë Panoska, sipas saj, të njëjtat parime janë të rrezikuara gjithmonë kur në pushtet janë partitë ose qeveritë e korruptuara dhe në mënyrë kriminale shpërndajnë nacionalizëm, homofobi dhe nuk janë për shoqëri multientike, përcjellë Portalb.

Etiketimi i këtillë i sektorit joqeveritar nga ana e Gruevskit, e shtynë Maqedoninë në krizë edhe më të madhe dhe kryen trysni ndaj lirisë, demokracisë dhe të drejtave qytetare, thekson Mariçiq.

“Edhe zyrtarisht e thotë atë që gjatë kohë e mendon, a ajo është se ekziston kritikë relevante kundër tij. Do me thënë që çdokush që e kritikon ose është tradhtarë ose i paguar nga të huajt ose armik. Në thelbin e ofendimeve të tij ndaj sektorit qytetar është kritika kundër atyre që mendojnë më ndryshe se ai”, deklaroi Mariçiq.

Përndryshe, dhjetëra organizata të financuara nga Soros, muajin e kaluar ishin në goditje të kontrolleve inspektuese të Drejtorisë për të Ardhura Publike për punën financiare. Edhe pse kontrollet ishin paralajmëruara si të rregullta, një pjesë e organizatave dyshojnë dhe vlerësojnë se me atë është bërë trysni plotësuese për frikësim dhe heshtje të sektorit joqeveritar. Inspektorët mistershëm u heshtëm, me paralajmërim se pas festave përsëri të njëjtat do të vazhdojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button