Anëtarët e përjashtuar nga sindikatat, në protestë spontane përpara LSM-së

Sindikata e  Administratës, Organet Gjyqësore, Bashkësia e Qytetarëve (UPOZ), Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Xehetarisë së Maqedonisë, Sindikata e Punëtorëve nga Shërbimet Hotelierike, Turizmit, Biznesit dhe Zanateve si dhe AGRO Sindikata, sot në ora 12 do të mbajnë konferencë për shtyp, njofton Portalb.

Në konferencë për shtyp do të deklarojnë për hapat e mëtutjeshëm të tyre për siç thonë ata, jo-statutmërinë e përjashtimit të katër degëve më të mëdha të nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Ata gjithashtu informojnë se sot në mëngjes përpara ndërtesës së LSM-së disa anëtarë të sindikatave të përjashtuara kanë dalë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Përndryshe, në fund të dhjetorit, katër degë të sindikatës nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button