Përmbytje në Gjermani

Moti me stuhi ka shkaktuar përmbytje përgjatë bregdetit baltik gjerman, duke shkaktuar dëme mbi shëtitoret afër detit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar gjatë përmbytjeve të mërkurën mbrëma, ndërsa uji të enjten në mëngjes filloi të tërhiqet përgjatë bregdetit.

Jurgen Holfter nga Departamenti federal për çështje detare dhe hidrografi të Gjermanisë tha se bëhet fjalë për “stuhinë më të fuqishme nga viti 2006”, transmetojnë mediat lokale.

Përmbytje ka patur në Flensburg, në skajin perëndimor të bregdetit baltik e deri në ishullin Usedom në kufi me Poloninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button