Njihuni me fenomenin – egoja e meshkujve

Jo se femrat nuk kanë egon e tyre, por egoja mashkullore është një fenomen i vërtetë. Në kuptimin psikologjik egoja përfaqëson pjesën e vetëdijshme të personit, ose “unin”, por tek meshkujt ajo është simboli i krenarisë, stabilitetit, dinjitetit, fuqisë dhe të gjitha paraqitjeve të tjera që nënkuptojnë dominancën.

Përse meshkujt kanë ego më të madhe? Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë fakt. Shikuar në aspektin e evolucionit, meshkujt gjithmonë kanë qenë ato të cilët kanë gjaujtur, kanë siguruar ushqim për të tjerët, kanë luftuar me natyrën, e kanë ruajtur familjen.

Për një kohë të gjatë, vetëm meshkujt kanë menaxhuar me financat e shtëpisë, ndërsa femrat, në anën tjetër, kanë qenë më të buta dhe janë kujdesur për shtëpinë dhe pasardhësit. Përveç kësaj, është më se e ditur se meshkujt janë fizikisht më të fortë se femrat, gjë që përsëri i vëndon në rolin e mbrojtësit. Poashtu për një kohë të gjatë meshkujt i kanë mbajtur pozicionet më të rëndësishme në shoqëri.

E gjithë kjo përfaqëson një ushqyerje të gjatë të egos dhe kjo gjë ka mbetur në kodin gjenetik të meshkujve, si një lloj prototipi i fuqisë. Përgjegjësia më e madhe për ekzistencën e familjes i ka bërë meshkujt të jenë më autoritarë dhe të ndjehen si të tillë. Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar në raportin mashkull – femër, egoja mashkullore ka mbetur si një fenomen.

Dhe shpesh herë dëgjohen shprehje të llojit “mos ia lëndo egon”, “kjo është ajo kotësia mashkullore”. E keni pyetur veten përse meshkujt e kanë të vështirë ta pranojnë tradhëtinë e partnereve të tyre? Përgjigja përsëri qëndron në evolucionin, meshkujt kanë qenë ato që kanë gjuajtur, ndërsa femrat kanë qenë ato të cilat janë munduar t’i joshin meshkujt (dhe jo rastësisht në secilën femër ekziston nevoja për flirt).

Përveç kësaj, sidomos në Ballkan, por edhe kudo në botë meshkujt janë të edukuar të mos shfaqin asnjë lloj emocioni, të mos qajnë me qëllim që ta mbajnë atë qëndrimin burrëror, ta mbajnë egon e tyre, por a jemi të gjithë njerëzit njëlloj, me emocione të njejta?

Meshkujt përsëri e përdorin egon e tyre për ta mbajtur qëndrimin e tyre burrëror sepse ndjejnë nevojën e fuqisë për ta magjepsur një grua. Meshkujt janë njëlloj emotivë, madje edhe të ndjeshëm, prandaj kur një mashkull dashurohet tek një femër, ndodh që ai të investojë më shumë në lidhje se sa vetë femra. Kjo është arsyeja përse zakonisht meshkujve u duhet më shumë kohë që të lidhen emocionalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button