Krizë identiteti i 2016-s, trup i pajetë i 2017-s

Kriza e identitetit më 2016 solli pasoja të mëdha për tërë botën,  bëri që shpesh herë të shndërrohet edhe në agresivitet në të gjitha format. Filluan me deklarimet verbale dhe përfunduan me të dhunës. Agresiviteti me përmasat e fundit solli numër të madh të viktimave. Për çdo të dytën javë në qendrat evropiane kishte sulme terroriste. Kryeqendrat e mëdha i gjenin në paqe dhe përnjëherë i shndërronin si të ishte luftë shumëvjeçare. Njerëz të paidentifikuar e të pa denjë për veten nën mburojën e një sistemi, që përçon mëshirë dhe paqe, sulmonin vazhdimisht.

Sulmet shpesh herë ishin të paralajmëruara, por asnjëherë të parandaluara. Nuk u mbijetuan as pa një trup të pajetë.

Numrat e të vdekurve rezultonin pasojat. Në çdo sekondë, minutë e orë rritej numri, duke u bashkangjitur edhe me të plagosur. Të plagosurit ishin të mbijetuarit e këtyre sulmeve, ndonëse asnjëherë nuk ndihmonin që ti identifikonin shkaktarët e këtyre sulmeve. Nuk ndihmonin, sepse shkaktarët hidhnin veten në ajër duke u vetëvrarë. Vetëvrasja është marrje e qëllimshme e jetës. Shumë e bëjnë që të tejkalojnë gjendjen momentale, por ajo është thjesht një mënyrë e të menduarit të tyre. Harruan se vetëvrasja është ndërrim i jetës, por jo tejkalim. Vetëvrasja është vazhdimësi.

Ndryshe nga këto sulme (apo si shkak i kësaj) 2016, si një e dy vite më parë, e karakterizoi edhe lufta e ashpër që po bëhet në Siri.  Anashkalojmë qëllimet dhe palët që po luftojnë. Përqëndrohemi dhe shpirtërisht na dobësojnë numrat e  fëmijëve të vdekur. Ata janë të paformuar emocionalisht dhe fizikisht, të varur nga të tjerët. Ata ende nuk arritën të kuptojnë se kush janë. Për fëmijët vlen parimi “Unë jetoj në varësi me të tjerët”, lidhshmëri emocionale-mbijetuese e tyre prej të tjerëve. Mirëpo sa kjo po vlen për të moshuarit, shkaktarët e këtyre sulmeve, sa ata e dinë se kush janë. Pse po ndikohen aq lehtë nga të tjerët në dëm të vetes dhe të shoqërisë në përgjithësi? Për sulmuesit do të vlente: “Kush jam unë në raport me të tjerët”- mënyrë për të kuptuar se si e njoh veten. Nëpërmjet pasqyrimit të tjerëve tek unë, apo i vetes te të tjerët; “Nëse nuk njoh veten, nuk do ti njoh të tjerët”- njohje dhe kuptim i vetes dhe i të tjerëve; Tjetri nuk është unë; Të jem unë, nuk do të thotë të bëhem.

Nga të jesh dhe të bëhesh është një det i tërë. Të gjithë bëhemi, por duhet të jemi. Të jemi është e vetvetishme, përskaj të keqes dhe të mirës së shoqërisë. Është e veçantë, është karakter që na bën të dallueshëm dhe të vlerësueshëm. Të tillë na bën, si nga vetja, edhe nga të tjerët. Është njohje e nevojave dhe dëshirave tona, plotësim i tyre dhe motiv për një ngritje në nivele më të larta të zhvillimit personal. Është siguri, përkitje që krijon mbështetje për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në jetë, për tu vetaktualizuar si faktor personal dhe shoqëror. Të gjitha këto, vetrealizim i potencialit për dobi të përgjithshme. Dobia e përgjithshme duhet të jetë synim i joni. Nëse ajo mungon, atëherë ta konsiderojmë një mendim dhe veprim të dëmshëm dhe jo të drejtë. Ndalojmë aty.

Nëse këto kanë të bëjnë me moshën, pse kishte dhunë, joracionalitet dhe mendim jokritik më 2016-n. Mosha nuk përcakton asgjë, pjekuria është çelësi i gjithçkas. Pjekuria vjen me fuqinë e identitetit. Identiteti është imuniteti psikologjik i njeriut. Sa më i fuqishëm të jetë identiteti, aq më rezistent do të jemi ndaj shkaktarëve patogjen social. Ndaj, pse po ndikohemi aq lehtë nga faktorët social? Dobësimi i fuqisë së identitetit nënkupton krizë të identiteti. Nuk është si me trupin, i cili në gjendje dobësie pranon vaksina për tu mbrojtur nga mikroorganizmi patogjen. “Vaksinë” e identiteti është UNË-i. Ngaqë UNË-i është në mua, nuk merret nga jashtë. Është për të mirën time dhe të njerëzimit. I fuqishëm gjithnjë dhe më shumë, fuqizon edhe UNË-in e tjetrit, që të gjithë të jemi. Me qëllim t’i parandalojmë patologjitë sociale.

Me një UNË, (identitet) i dalë nga 2016-a, për një TJETËR (të mbijetuar) të 2017-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button