Piratët nuk mund të bëjnë qeveri!

Interesante që 14 vjet para se të ndodhte tragjedia e “Titanikut”, një autor amerikan i quajtur Morgan Robertson, që në vitin 1898 pat shkruar një libër të quajtur “Futility” (“Kotësia”), në të cilin autori në imtësi shkruan për një anije të mallkuar me emrin “Titan” e cila ishte përmbytur, dhe në të kishin vdekur shumë njerëz. Poashtu, çuditshëm që madhësia, shpejtësia, linja dhe pamja e anijes “Titan” kishtë qenë shumë identike me anijen fatkeqe “Titanik”! Pas fatkeqësisë, libri jo i famshëm, tani me titull të ri “The Wreck of the Titan” (Përmbytja e Titanit) – u shndërrua  në bestseller.

Njëqind vjet më vonë filloi të fundoset edhe një “Titanik” tjetë, për shkak të ekuipazhit të tij mashtrues, që kërcënoj të mbyt më shumë se një million njerëz. Mbi 600 mijë udhëtarë të përvuajtur arritën në kohë ta braktisin anijen dhe lundruan në drejtim pakthim, kurse mbi një million të tjerë do ta bënin të njëjtën po të kishin barkë shpëtimi. Anija ishte rrëmbyer nga piratë të çmendur e të dehur. të cilët plaçkitnin, dhunonin, vrisnin, dhe gjatë gjithë kohës thonin se atë e bënin për të mirën e udhëtarëve, të cilëve së pari ua shkelën dinjitetin, e pastaj çdo gjë tjetër.

Nga tri burime të njohura ndërkombëtare është konfirmuar se përgjatë dhjetë viteve të kaluara, nga shteti janë zhdukur mbi pesë miliardë dollarë (shih Global Finacial Integritety)! Ekonomia e shtetit është rrënuar gati tërësisht (tani i takojmë rangut të 10 shteteve me ekonomi më të dobët në botë). Organizata kyçe evropiane “Europe’s Health Care Services “, në rangimin e vet nga 1 gjer në 40, na ka ranguar në vendin e fundit, pra të 40 për nga cilësia e shërbimeve shëndetësore. Tani jemi në maje të botës për nga vdekja e foshnjave. Ndërkaq do shtete fqinje të cilat para dhjetë viteve ishin shumë prapa nesh, tani janë shumë më lartë të ranguara – Shqipëria në vendin e 17, Bullgaria në vendin e 24, Serbia në vendin e 30  (kjo e fundit 10 vite ishte në luftë). Në vitin 2015 vdiqën mbi dy mijë persona më shumë se në vitin 2004. Ndoshta lopatat e tepërta janë për të na varrosur. “Freedom House” na ka ranguar në vendet e fundit së bashku me Mozambikun, Kolumbinë, Nigerinë dhe Papua Guinenë e Re, ndërsa shtëpia elitare “Reporterët pa kufij” na e ka nda vendin e 123 së bashku me Afganistanin (kurse shtatë viteve më parë ishim të renditur në vendin më të lartë të 34 së bashku me Britaninë e Madhe, Slloveninë dhe Spanjën).

Ndërkaq tani, të çmendurit, budallenjtë, indianët sikur gjenden në panik, edhe pse aktrojnë fuqi me qëllim të mbajtjes së optimizmit ndër përkrahësit e tyre, por ai tani ka filluar të shkrihet sikur bora në muajin maj. Kapiteni i dëshpëruar me zë të lartë kërcënon se do i shqelmosh forcat e huaja të errëta dhe tradhtarët në anije,  por ajsbergu shpejt afrohet. Zëri i tij rritet proporcionalisht uljes së forcës dhe mbështetjes së tij. Ai tani e di se me asgjë më nuk mund ta kthejë besimin e humbur, të cilin e kishte ndërtua nga mashtrimet. Fjalët e tij tani më bëhen të pakuptueshme, të pavlera, pa peshë dhe qesharake. Kurse thikat e gjata vetë se janë dëshmi për mend të shkurtra.

Edhe në këto moment të fundit kur regjimi tani më ka filluar të jep shpirt, asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk pret sjellje të shëndoshë nga kreu i shtetit. Ai do të jetë i dëgjueshëm ndaj regjimit edhe pas vdekjes së tij, sepse ai ka frikë edhe nga të vdekurit. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia, që në vend se të kërkojë shumicën e duhur, ai të veprojë sipas logjikës së numrave bosh. Për atë nuk kanë ndonjë domethënie miliardat që duhet kthyer! Ai nuk e thyen kokën se Gruevski është i kacafytur me gjithë botën! Ai nuk kupton se abuzimet e rënda kanë nevojë për emër! Ai aspak nuk e ka dert se të përgjuarit kanë të drejtën e satisfakcionit! Për atë nuk do të thotë asgjë se gjykata është shndërruar në mbrojtës të krimit! As për ate se shteti arriti në fundërrinat botërore në të gjitha parametrat! Nuk kupton se dikush duhet të jep përgjegjësi për piramidat e mëdha dhe varrezat masive! Nuk e intereson agjenda euroatlantike, e as shumica e votuesve që votuan për ndryshime! Mendja e tij mbetet e lidhur për udhëheqës të sëmurë që shtetin e shndërruan në spital mendor. Ai akoma mendon se po të mos qëndrojnë tok, do të zvarrën veç e veç.

Ajo që është e padukshme për Ivanovin, është kristal e qartë për faktorin ndërkombëtar. Ai nuk do ta mbajë anën e regjimit i cili shtetin e ka kthyer në “vend të robëruar.” Ai edhe ashtu mban përgjegjësi për atë se si lejoi që një xhuxhi të shndërrohet në ciklop të rrezikshëm, i cili tani kërcënon me destabilizim rajonal. Për arsye të panjohura ai lejoi që shteti të rrëmbehet, të varfërohet, e të plaçkitet. E tani këtu tashmë gjithçka është e vdekur, pos shpresës, e cila ende merr frymë. Ai tani duhet të ndihmojë që t’i varrosim këto mjete për shkatërrim jete. Këto ishin zgjedhjet e nënta parlamentare të radhës, andaj  do duhet të dëshmojmë se definitivisht ia dalim nga rrethi i nëntë i Ferrit të Dantes!?

Qeveria e ardhshme ka shumë për të bërë. Në shumë fusha ajo duhet të fillojë nga e para ose nga minusi. Së pari ajo duhet realizoj një kontroll të hollësishëm për pasurimin e do individëve. Gabim është të mendohet për një qeveri të gjerë koalicionimi, sepse një e tillë në situatën tonë është krejtësisht jofunksionale. Atëherë nuk do dimë se ku shkojmë. Kurse ata që s’dinë se për ku shkon, atje edhe do mbërrijnë. Kjo është e mundur vetëm në se VMRO-ja shkarkon Gruevskin dhe emëron një udhëheqës me mendje të hapur. Por, “vmrovcët” ende mërmërojnë dhe shushurisin ndër vete dhe assesi të gjejnë forcën që ta dëbojnë uzurpuesin e anijes së tyre. Por, gjer atëherë ne duhet të dimë se nuk duhet t’i afrohemi cjapit nga përpara, e as kalit nga prapa, aq më pak manipuluesit nga cila do anë.

Kështu siç është, kemi nevojë për një qeveri me subjekte tjera politike, kurse zgjedhjet lokale të shtyhen për gjashtë muaj, ashtu që në tetor të mbahen zgjedhje të përbashkëta parlamentare e lokale. Deri atëherë, PSP-ja dhe prokurorët e rinj të rregullt do të duhet të depërtojnë thellë në zemrën e krimit. Kurse ne që para shumë viteve paralajmëronim fundosjen e “Titanikut” do ishtë mirë sikur të mos ishim në të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button