Alp Er Tunga Ersoj është emëruar drejtori i ri i “TAV Maqedoni”

Alp Er Tunga Ersoj është emëruar drejtori i ri i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, kompania e cila menaxhon aeroportet e Maqedonisë, ndërsa drejtori i deritanishëm Zoran Kërstevski anëtar i Bordit të drejtorëve, kumtuan sot nga “TAV Aeroporte” Stamboll, transmeton Mia.mk, përcjell Portalb.mk.

Ersoj, nga hyrja e “TAV Maqedoni” në tregun e Maqedonisë deri më tani ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm për operacione të “TAV Maqedoni”. Ka përvojë 17-vjeçare në aviacion, ndërsa në Aeroportet TAV punon që nga viti 1999, në më shumë pozita të ndryshme – si nëpunës kujdestar i terminalit, ndërsa më pas edhe menaxher kujdestar në terminalin e aeroportit Ataturk në Stamboll, pozita në të cilat është që nga viti 2005; më pas u bë pjesë e ekipit të projektit ndërkombëtar të Aeroporteve TAV në Gjeorgji, duke punuar në pozitat – menaxher i aeroporteve në Tbilisi, ndërsa më pas zëvendësdrejtor i përgjithshëm i aeroportit ndërkombëtar Tbilisi deri në vitin 2008.

“Dëshiroj t’i falënderoj Aeroportet TAV për pozitën e re të drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni dhe Zoran Këstevskin për kontributin e tij menaxhues në zhvillimin e aeroporteve të Maqedonisë të cilin e arritëm deri më tani. Kemi bashkëpunuar shumë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, duke e pasur parasysh pozitën e tij të re dhe vizionin tonë për t’i bërë aeroportet e Maqedonisë qendra kryesore për trafikun ajror në rajon, duke siguruar shërbime të llojllojshme, tërheqëse jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë por edhe pasagjerët e vendeve fqinje”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ersoj.

Nga TAV Maqedoni kumtojnë se i kanë përfunduar 11 muajt e parë të vitit me 16 për qind rritje të numrit të pasagjerëve dhe se është arritur numër prej 1.661.010 pasagjerë. Në të njëjtën periudhë, nga janari deri në nëntor, numri i fluturimeve është rritur për 10 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button