“Të thuash që Turqia është dorëzuar do të thotë mbështetje për terroristët”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, ka deklaruar: “Të thuash se Turqia është dorëzuar përballë terrorizmit, do të thotë që të ndodhesh në të njëjtën anë me terroristët, organizatat terroriste. Sepse i gjithë qëllimi i organizatave terroriste është që të mundësojë që dikush të shprehë këtë fjalë. Ai person që shpreh këtë nuk bën politikë, por vetëm transporton ujë në mullirin e aleancës dashakeqe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka marrë pjesë në takimin e 33-të të krerëve lokalë të mbajtur në rezidencën presidenciale. “Turqia sot ndodhet në një luftë për pavarësi. Nëse e fitojmë këtë luftë do të arrijmë objektivat tona për vitin 2023, dhe do të formësojmë vizionet tona për 2053 dhe 2071. Nëse humbasim para nesh do të sillet përsëri plani i Sevrit(Sevres) që nuk u arrit 100 vite më parë. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë një qasje me përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje ku edhe fjalën, mënyrën dhe sjelljen duhet ta përcaktojë sipas kësaj.”

Ai ka theksuar se Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj kundër organizatave terroriste.

Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se për të gjitha shtresat që ofrojnë mbështetje ndaj organizatave terroriste do të ketë një qasje të njëjtë, Erdoğan ka vazhduar më tej:

“I njëjti trajtim që kryhet ndaj atyre që japin mbështetje konkrete, me shkrim, me fjalë ndaj organizatave terroriste si DEASH, organizatës terroriste separatiste, dhe FETÖ-s që abuzon me fenë, do të kryhet edhe për diskriminimin sektar apo ndaj atyre që përpiqen të përhapin pakënaqësi tek një pjesë e popullit nëpërmjet një mënyre të tillë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button