IZHE: Noterët dhe përmbaruesit të mos vendosin për dukuritë ekonomike

Instituti për Zhvillim Ekonomik Tetovë, vlerëson se ndryshimi i ligjit i cili ka të bëjë me kontestet financiare, në mes subjekteve ekonomike dhe qytetarëve ndaj institucioneve, në lidhje me mos shlyerjen e pagesave, ka të bëjë me formë të njëjtë veprimi në esencë dhe nuk është ndryshim i pritur nga subjektet ekonomike dhe qytetarët.

“Përsëri ngelin të favorizuar me ligj noterët dhe përmbaruesit, sepse palëve tjera në kontekst nuk u jepet mundësia ta elaborojnë apo të shtrojnë fakte argumente tjera bindëse, pse ka ardhur deri te mos shlyerja e pagesave. Ashtu që edhe më tutje e drejta e noterëve dhe përmbaruesve ngelin në fuqi, dhe përsëri do të mirën vendime të njëanshme” reagojnë nga Instituti për Zhvillim Ekonomik.

Sipas Instituti për Zhvillim Ekonomik, ky ligj nuk korrespondon me ligjet e ekonomisë së tregut të lirë, dhe e pengon në mënyrë tërthore funksionalitetin e ofertës dhe kërkesës në treg, cenohet veprimi demokratik në ekonomi.

“Po ashtu jemi dëshmitarë se gjatë këtyre viteve, gjer sa ka funksionuar ky ligj , në mënyrë indirekte e ka penguar zhvillimin ekonomik të subjekteve ekonomike dhe uljen e standardit jetësor të qytetarëve në tërësi. Ky ligj nuk frymon me kushtetutshmërinë e R. Maqedonisë dhe mendojmë se është antikushtetues. Instituti për Zhvillim Ekonomik kërkon që t’u merret e drejta noterëve dhe përmbaruesve për të vendosë për dukuritë ekonomike, sidomos për zgjedhjen e kontesteve financiaren mes subjekteve ekonomike. Kërkojmë që në të ardhmen të gjitha kontestet financiare t’i zgjedhë Gjyqi Themelor në seancë gjyqësore të dëgjohen nga gjykatësi apo trupi gjykues të dyja palët në konteste duke i shtruar argumentet pse ka ardhur deri te mos pagesa e obligimeve. Dhe gjykatësi të merë vendim se si do të procesohet procesi, me vendim nga gjykatësi profesionalë, i emëruar zyrtarisht për të nda drejtësi”, shtojnë nga Instituti për Zhvillim Ekonomik.

Ata gjithashtu përmendin se edhe kushtetuta u jep legjitimitet vendimeve të gjykatësve si vendime në emër të qytetarëve të R. Maqedonisë.

“Nëse nuk përfillen kërkesat e Institutit për Zhvillim Ekonomik, atëherë do të detyrohemi tu apelojmë edhe institucioneve tjera me veprim ekonomik, që bashkërisht të ngremë iniciative deri te Gjyqi Kushtetues, që ata të japin mendimin profesional sipas kushtetutshmërisë , dhe të vërtetohet se ligji në fjalë a korrespondon me frymën e kushtetutës së R. Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Institutit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button