Jeton Demiri emërohet drejtor i Konviktit të Nxënësve në Gostivar

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i ndau vendimin për postin e ushtruesit të detyrës drejtor të Konviktit të Nxënësve në Gostivar, Jeton Demirit.

Me vendim të këshillit të komunës së Gostivarit, të datës 27 dhjetor 2013, Konvikti i Nxënësve kaloi në menaxhim të komunës së Gostivarit.

Në pajtim me dispozitat ligjore nga 1 shtatori i vitit 2007, Konviktet e nxënësve kaluan në menaxhim të komunave, mirëpo Qeveria e atëhershme e Republikës së Maqedonisë solli vendim ku konvikti i nxënësve në Gostivar u shndërrua Konvikt Shtetëror i studentëve. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me 18 shkurt të vitit 2009, ngriti iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlefshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit të Qeverisë së atëhershme. Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin vendimit për themelimin e Konviktit të Studentëve të sjellë nga Qeveria e Maqedonisë. 

Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me datë 27 dhjetor 2013, Këshilli i komunës së Gostivarit, solli vendim me të cilën komuna i merr të drejtat dhe detyrimet ndaj Konviktit të nxënësve, kështu që përfundimisht me regjistrimin në Regjistrin Qendror, Konvikti i Nxënësve kaloi në menaxhim të komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button