Edhe “Enver Idrizi” me sallë në Çair

Komuna e Çairit ka vazhduar me projektet e saja kur janë në pyetje emërtimet qofshin ato të sallave sportive apo stadiumeve. Kështu pas sallës ‘Shaban Tërstena” e cila para disa ditëve u inaugurua në Komunën e Çairit, stadiumit KF Shkupi dhe asaj “Mentas Allajbegu”, sot u inaugurua edhe salla e re në shkollën fillore “Adem Jashari”, e cila mori emrin e legjendës së gjallë të karatesë, kampionit botëror, Enver Idrizi.

Në këtë eveniment pos kampionit evropian dhe botëror Enver Idrizi, morën pjesë edhe kryetari i Komunës Çair, z.Izet Mexhiti, dhe klubi i karatesë KK Forca, e cila i bëri një mikpritje të mirë mjeshtrit të karatesë, Enver Idrizi

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti është shprehur se kjo ditë është e veçantë, pasi Komuna ka vazhduar me emërtimin palestrave sportive që mbajnë emrat e kolosëve  të sportit shqiptarë. 

“Kjo ditë është e veçantë, pasi kjo palestër pas shumë palestrave tjera, ku ne nderuar figura të mëdha, sikurse ajo e tani më të ndjerit Mentaz Allajbegu, nderuar Shaban Tërstenën, dhe sot po e nderojmë një figurë e cila ka arritur në piedestalin e sportit botërorë, Enver Idrizi. Uroj që nga kjo palestër të dalin edhe shumë Envera, shumë Shaban dhe shumë të tjerë të cilët do e gëzojnë këtë popull që është mësuar të gëzohet me medalje të arta Olimpike e Botërorë. Unë nuk dyshoj në këtë, pasi që në Komunën tonë, në KK Forca po ndjekin rezultatet tuaja, e ndoshta edhe do ta kalojnë, ashtu sikurse është Abdyrrahim Idrizi”, ka thënë mes tjerash në inaugurimin e emrit të rë të sallës tani më “Enver Idirizi”.


Edhe karateisti me famë botërore Enver Idrizi ka shprehë fjalë miradije që Komunën e Çairit i ka bërë një nder kaq të madh, duke vlerësuar punën e tij të si sportist. 

“Së pari falënderoj Komunën e Çairit dhe kryetarin tonë Izet Mexhiti i cili 8 vite me radhë është duke punuar në mënyrë të mrekullueshme, e për këtë shihen se ka bërë ndryshime të mëdha në vendet tona. Ju faleminderit për të gjitha, shpresoj se do të ketë sportistë edhe më të mirë se unë, sikurse është Abdurrahim Idrizi”, ka thënë Enver Idrizi.

Të përkujtojmë se në sallën e sportit “Enver Idrizi”, zhvillojnë ndeshjet kampionale klubet hendbollitstike Rinia meshkujt dhe Çair femrat, pastaj ekipi i futsallit juventus Serava dhe disa ekipe basketbollistike të gjeneratave të reja. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button