Moti sot në Maqedoni

Moti në orët paradites në Maqedoni do të jetë me vranësira me paraqitjen e borës kryesisht në perëndim dhe veriperëndim, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet prej minus pesë deri në zero, ndërsa e ditës prej tre deri në nëntë gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë kryesisht lindore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në katër gradë Celsius.

Ndryshim të konsiderueshëm të motit do të ketë prej të enjtes kur do të ketë reshje të borës fillimisht në pjesët veriore dhe perëndimore, ndërsa më pas edhe në pjesët e tjera të vendit. Kudo do të formohet shtresë e borës e cila në male do të jetë deri në 50 centimetra. Deri të shtunën do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore me ç’rast vende-vende do të ketë edhe sasi të grumbulluara të borës. Nga e premtja temperaturat do të ulen dukshëm. Gjatë fundjavës vranësirat do të zvogëlohen, por do të jetë shumë ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button