Rama falënderon Dolin e Ansamblin e Vjenës për “mbrëmjen fantastike që i sollën shqiptarëve”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka falënderuar sërish violinistin e njohur shqiptar Shkëlzen Dolin dhe Ansamblin Filarmonik të Vjenës për koncertin që u mbajt në Tiranë, të hënën në mbrëmje.

Ai ka falënderuar edhe për veçantitë që u sollën në koncert me qeleshe, raki e dolli.

“Mirënjohje Shkëlzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik të Vienës për mbrëmjen fantastike që i dhuruan Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve kudo, përmes Koncertit të Vienës në Tiranë që mori ngjyra të veçanta falë gjetjes së bukur të qelesheve, rakisë dhe dollisë së ngritur nga instrumentistët vienezë në gjuhën shqipe: GËZUAR VITIN E RI”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button