Jep dorëheqjen përfaqësuesi i Britanisë në BE

Përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE), Sir Ivan Rogers ka dhënë dorëheqjen nga ky post, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe. Ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në bisedimet për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Bisedimet për ndarjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pas referendumit të zhvilluar në qershor priten të fillojnë në fillim të muajit mars.

Është pretenduar se gjatë një takimi në muajin dhjetor, Rogers ka thënë që këto bisedime mund të zgjasin 10 vite. Ndërkohë kjo deklaratë e Rogers-it u prite me reagime nga përkrahësit e Brexit-it në Britaninë e Madhe.

Detyra e Rogers-it në përfaqësinë e përhershme të Britanisë në BE nisi në vitin 2013. Ai u emërua nga Kryeministri i kohës David Cameron dhe në muajin nëntor të këtij viti pritej të përfundonte detyrën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button