MPJ deri tek Daçiç: Mos të shkatërrohet miqësia që ekziston mes Maqedonisë dhe Serbisë

Politikanët duhet t’i thellojnë marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë, e jo ta shkatërrojnë këtë miqësi, reagojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç, se Beogradi zyrtar ka bërë gabim historik që ka pranuar Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, kjo pasi Maqedonia e ka pranuar Kosovën dhe ka përkrahur anëtarësimin e saj në Unesko.

“Ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ka raporte shumë të afërta dhe thellësisht miqësore, nuk është rastësi se qytetarët në dy vendet kanë shumë ndjenja pozitive për fqinjët nga ana tjetër. Politikanëve u mbetet vetëm ti thellojnë ato marrëdhënie historike, nëse ajo nuk është e mundur atëherë duhet të jenë të përgjegjshëm të paktën mos ta shkatërrojnë miqësinë që ekziston mes Maqedonisë dhe Serbisë në dy drejtimet. Kjo duhet të vlejë edhe në kushte kur është e dukshme se po nxehet atmosfera për votimin e ardhshëm për anëtarësim të Kosovës në UNESKO”, thekson Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Daçiçi në intervistën për agjensionin e lajmeve “Beta”, tha se Beogradi në marrëdhëniet bilaterale me Shkupin do ta përdorë emrin kushtetues të Maqedonisë, por në marrëdhëniet multilaterale do ta përdorë emrin i cili përdoret nga BE dhe Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button