Bëjeni t’ju dëshirojë përsëri me ndihmën e këtyre 3 hapave të thjeshta

Shumë çifte me kalimin e kohës e humbasin artin e joshjes ose e përziejnë kuptimin e saj me para lojën, prandaj mendojnë se ajo gjë bëhet vetëm në dhomën e gjumit. Në thelb, joshja e vërtetë përfshin pritje, jo kënaqësi. E tani, si mund ta ktheni përsëri artin e joshjes në lidhjen tuaj dhe ta shfrytëzoni atë për përmirësimin e lidhjes?

1.Pyesni atë se çfarë i pëlqen dhe bëjeni atë nëpërmjet flirtit

Kërkoni nga partneri juaj të kthehet në kohën kur keni flitruar më parë dhe kur është ndjerë i tërhequr nga ju. Zbulojeni përse, më saktësisht çfarë është ajo që i është dukur më tërheqëse. A është ajo sensi juaj i humorit? Buzëqeshja juaj? Ndoshta afërsia ose pozicioni i trupave tuaj? Ose toni i zërit tuaj? Sapo të zbuloni, flirtoni çdo ditë me partnerin tuaj me qëllim që ta mbani gjallë pasionin mes jush.

2.Zgjojeni përsëri romansën mes jush

Zbuloni se çfarë konsideron ai romantike. Është shumë e lehtë të jeni romantikë sapo të kuptoni se çfarë dëshiron partneri juaj dhe pastaj fokusohuni në të. Planifikoni një takim romantik, krijoni atmosferë romantike gjatë kohës së darkës dhe mësoni si ta flisni gjuhën e partnerit tuaj.

3.Kënaquni gjatë joshjes

Kënaquni çdo momenti intim në jetën e përditshme. Zbuloni se çfarë ju shkakton emocione të dyve dhe çfarë ju bën të ndjeheni me të vërtetë seksi. Kjo është me rëndësi veçanërisht për meshkujt të cilët shumë shpesh e kuptojnë këtë lloj intimiteti si thirrje për seks. Pikërisht për këtë shumë femra i përmbahen këtij lloj intimiteti kur nuk janë të disponuara për seks, por sidoqoftë duan të ndjehen të afërta me partnerin e tyre. Tregoni partnerit tuaj se ka disciplinë, madje edhe në momentet e eksitimit më të madh, për ta bërë kënaqësinë e tij tuajën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button