Si reagojnë meshkujt dhe femrat ndaj tradhëtisë?

Sipas një studimi të kryer nga psikologët e Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë në Norvegji dhe Universitetit të Teksasit, meshkujt janë më të prirur të bëhen xhelozë nëse partnerja ka patur një natë seksi me një partner të rastësishëm, ndërsa një femër tenton të bëhet më xheloze nëse partneri i saj përfshihet emocionalisht me një femër tjetër.
Më shumë se njëmijë njerëz morën pjesë në këtë studim duke zgjedhur një nga katër verzionet e pyetësorit që përshkruan katër skenare të ndryshme të reagimit.

Gjysma e pjesëmarrësve u pyetën si e vlerësonin se sa tronditëse ishte për ta tradhëtia emocionale dhe seksuale, ndërkohë gjysma tjetër përdorën sistemin për të vlerësuar skenarët. Kërkuesit kanë pritur disa mospërputhje në përgjigje, por ata u surprizuan nga diferencat e forta midis dy gjinive.

Meshkujt ishin shumë xhelozë nga tradhëtia seksuale, ndërkohë që femrat ishin më xheloze nga tradhëtia emocionale. Statusi aktual dhe eksperiencat e mëparshme me tradhëtinë nuk kishin ndonjë impakt të madh në rezultate.

“Ashtu si dhe në dy studimet e tjetra u panë qartë diferencat në përgjigjet për xhelozinë midis atyre që zgjodhën se cili nga aspektet e tradhëtisë ishte më tronditëse për ta,” thotë Mons Bendixen, një nga autorët e studimit dhe profesor i asociuar në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Norvegji.

Rezultatet mbështesin perspektivën evolucionare të psikologjisë, e cila thotë se meshkujt dhe femrat adaptohen ndryshe nga sfidat e riprodhimit duke përfshirë dhe tradhëtinë. Sepse burrat luftojnë me pasiguritë prindërore (dhe duhet të vendosin nëse janë vërtetë baballarët e fëmijëve të tyre), xhelozia është një reagim ndaj kërcënimit për tradhëti. Femrat, nga ana tjetër, duhet të sigurohen për atë se çfarë partneri do të sigurojë për fëmijët e saj dhe shpenzimi i kohës dhe burimeve me femra të tjera janë një kërcënim më i madh se sa pabesia fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button