Berlini propozon ndryshim në sistemin për siguri të brendshme

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Mezier propozon ndryshime në sistemin për siguri të brendshme, që mund të përfshijë krijim të “qendrave federale për largim”, me qëllim që të lehtësohet dëbimi i aplikuesve për azil kërkesat e të cilëve janë refuzuar, si dhe centralizim të shërbimit gjerman për zbulim të brendshëm.

Mezier propozimet e këtilla i dha në një artikull të publikuar në gazetën “Frankfurter algemajne cajtung”.

Këto masa janë pjesë e pakos që u përgatit pas sulmit në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, që ndodhi muajin e kaluar.

Qeveria gjermane duhet të shqyrtojë se nëse është e domosdoshme të bëhen ndryshime në legjislacion pas sulmit në Berlin, për çka i dyshuar kryesor është një tunizian të cilit i është refuzuar kërkesa për azil.

Propozimet janë të lidhura me dhënien e autorizimeve më të mëdha Qeverisë federale për çështjet për siguri të brendshme.

Përgjegjësia për këto çështje tani është ndarë midis Qeverisë federale dhe Qeverisë së 16 krahinave gjermane.

Për momentin për dëbim kompetentë janë autoritetet e krahinave.

Mezier bëri thirrje për bashkëpunim më të mirë me autoritetet e krahinave në lidhje me dëbimin, me propozim për krijim të “qendrave për largim”, në afërsi të aeroporteve, që do të menaxhohen nga ana e Qeverisë federale.

Për momentin në çdo krahinë gjermane ka degë të shërbimit për zbulim të brendshëm së bashku me degën federale.

Mezier bëri thirrje që të shqyrtohet mundësia për vendosje të shërbimit që tërësisht do të jetë nën kontroll federal dhe t’i jepen autorizime më të mëdha policisë federale për kryerje të kontrollit të dokumenteve tëudhëtimit më larg rajoneve kufitare.

Në nivel të BE-së ministri gjerman i Punëve të Brendshme propozon mekanizëm për ballafaqim më të shpejtë me mbërritjen e numrit të madh të migrantëve.

Sipas tij, vendet do të duhet të vlerësohen si të sigurta, nëse në to ka “vende të sigurta” me “kushte humane dhe të sigurta për akomodim”, për shembull në objekte, për të cilët do të ishte përgjegjëse BE-ja.

Mezier, siç njofton TASS, gjithashtu propozon që shërbimet gjermane të sigurisë aktivisht të mund t’i përgjigjen kiber sulmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button