Për deputetët nga përbërja e kaluar, apanazh në varësi të kohëzgjatjes së mandatit

Deri në fund të këtij muaji 65 deputetë nga përbërja e kaluar, përderisa nuk kthehen në vendet e vjetra të punës ose janë pa punë, kanë të drejtë deri te Kuvendi të parashtrojnë kërkesë për kompensim të pagës, e cila sipas ligjit do të jetë në varësi nga kohëzgjatja e mandatit, por më së shumti deri në një vit.

Këto dispozita rrjedhin nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvend dhe përzgjedhësve të tjerë dhe personave të emëruar dhe ndryshimet e Ligjit për deputetë nga korriku i vitit 2014 dhe zbatohen për herë të parë.

Me verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj më 30 dhjetor, është ndërprerë mandati i 123 deputetëve nga përbërja e tetë parlamentare. Ata në afat prej 30 ditësh duhet të kthehen në vendet e tyre të punës ose të kërkojnë të realizojnë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit.

Deputetët dhe funksionarët e tjerë nuk do të mund të shfrytëzojnë apanazh një vit si paraprakisht, pikërisht sipas kohëzgjatjes së mandatit.

Nga 123 deputetë në përbërjen e kaluar parlamentare, 58 sërish  janë përzgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe kështu fillimisht të kërkojnë apanazh, përderisa nuk kthehen në punën e vjetër, kanë 65 tani më ish-deputetë.

Ligji për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvend dhe personat tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar parasheh që një deputet të mund të realizojë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit në kohëzgjatje deri në një vit edhe atë: tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, gjashtë muajt nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej gjashtë muaj e një ditë deri në 12 muaj, nëntë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej 12 muaj e një ditë deri në 24 muaj dhe 12 muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur 24 muaj e një ditë dhe më shumë.

Gjithashtu, me ligjin parashihet që një deputet të mund të realizojë pagë më gjatë se një vit, ndërsa më së shumti edhe gjashtë muaj, përderisa në atë kohë merr të drejtën e pensionimit.

Gjatë realizimit të kësaj të drejte deputeti nuk ka të drejtë në të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve.

Ish-deputetët duhet të parashtrojnë kërkesë personale, e cila parashtrohet më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes së funksionit. Trupi kompetent i Kuvendit me vendim e konfirmon të drejtën dhe ndërprerjen e tij në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

E drejta e apanazhit mund të ndërpritet përderisa ish-deputeti merr të drejtë të pensionimit, kur ai do të kërkojë, kur do të punësohet dhe do të zgjidhet ose emërohet në një funksion tjetër në bazë të së cilit realizon pagë.

Kjo e drejtë mund të ndërpritet përderisa personat janë dënuar për vepra penale kundër shtetit ose për vepra penale të bëra nga egoizmi.

Apanazhi është në vlerë të pagës së deputetëve dhe e paguajnë Kuvendi i Republikës së Maqedoni, gjegjësisht organizata në të cilën personi e ka kryer funksionin. Ish-deputetët do të kenë të drejtë dhe kompensim edhe gjatë pushimit vjetor.

Pesëdhjetë e një deputet nga përbërja e shtatë parlamentare kanë parashtruar kërkesa për apanazh, ndërsa nga llogari kuvendore në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 për këtë qëllim janë ndarë nga 50.000 euro në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button