Jilldirim paralajmëroi vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Kryeministri turk Binali Jilldirim paralajmëroi se Parlamenti i Turqisë këtë javë do të mbajë seancë në të cilën do të debatojë dhe votojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për edhe tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u shpall pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet më 15 korrik. Dispozitat nga rregullat për gjendje të jashtëzakonshme i mundësuan Qeverisë që të sjellë ligje pa aprovim nga parlamenti, si dhe t’i kufizojë ose suspendojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve në qoftë se vlerëson se kjo është e domosdoshme.

Në bazë të së drejtave të këtilla, autoritetet gjatë gjashtë muajve të kaluar arrestuan ose pushuan nga puna dhjetëra mijë persona, të cilët ishin të dyshuar për lidhshmëri me lëvizjen e predikuesit islamist Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet, ose madje për lidhje me Partisë separatiste Punëtore Kurde (PKK).

Paralajmërimi për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj, vjen pas sulmit gjatë natës së Vitit të Ri në Stamboll, me ç’rast u vranë 39 persona. përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Shteti Islamik (SHI).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button