Klubet angleze kanë harxhuar mbi 1,4 miliardë euro për transfere

Klubet angleze në 10 vitet e fundit kanë harxhuar mbi 1,4 miliardë euro për transfere në stinorin e dimrit.

Klubet më së shumti kanë harxhuar gjatë janarit të vitit 2011, madje 250 milionë euro. Atëherë është realizuar transferi më i madh për stinorin e dimrit – kalimi i Fernando Torres nga Liverpooli në Chelsea për 56 milionë euro.

Në janar të po të njëjtit vit janë realizuar edhe dy transfere të mëdha. Andy Carrol nga Newcastle United ka kaluar në Liverpool për 38 milionë euro, ndërsa në Anfield ka ardhur edhe Luis Suarez nga Ajaxi për 25 milionë euro.

Një vend tjetër në listën e transfereve angleze të janarit e zë edhe kalimi i Juan Matas nga Chelsea në Machester United në janar të vitit 2014 për 42 milionë euro.

Në mesin e shumë transfereve angleze në stinorin e dimrit numërohet edhe blerja e Juan Cuardado i cili në janar të vitit 2015 nga Interi ka kaluar në Chelsea për 26 milionë euro.

Afati për transfere në stinorin e dimrit është hapur që në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa do të mbyllet më 31 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button