Maltretimi i diplomatëve është argëtim i rregullt i shërbimeve sekrete nga Moska deri në Shkup

Diplomatët e SHBA-së, personeli i Ambasadave dhe familjet e tyre në Moskë dhe disa shtete tjera evropiane gjatë periudhës së kaluar kanë qenë cak i maltretimit dhe të frikësimit, si pjesë e organizimit të fushatës, të orkestruar dhe zbatim sistematik nga shërbimet inteligjente ruse dhe shërbimet e sigurisë, shkruan gazeta “Uashington Post”, transmeton Portalb.

Para pak kohës edhe te ne u paraqitën, disa “nekrologë” të ish ambasadorëve dhe aktual. Ata janë vetëm pjesë e laramanisë së maltretimit dhe të frikësimit, në të cilat janë ekspozuar edhe kolegët e tyre diplomatë në Rusi dhe në Evropë, të cilët janë ankuar nga një sërë maltretimesh të çuditshme, por edhe serioze nga përfaqësuesit e shërbimeve të fshehta ruse.

Sipas evidentimit që ambasadorët e SHBA-së i kanë dërguar në Uashington, një pjesë e maltretimeve kanë qenë “rutinë”.

  • Ndjekje të diplomatëve ose të anëtarëve të familjeve të tyre

  • Persona të paftuar janë paraqitur në ngjarje të organizuara nga ana e tyre

  • Janë paguar gazetarë që të shkruajnë shkrime negative për to

  • Personat nga shërbimet e sigurisë ruse kanë hyrë në shtëpitë e tyre natën, ua kanë ndërruar vendin mobileve ose i kanë lënë ndezur të gjitha dritat dhe televizorin

  • Diplomatët kanë paraqitur se u janë shpuar edhe gomat e automobilave

  • Maltretime të rregullta nga ana e policisë së komunikacionit

Ashtu siç shkruan gazeta amerikane, puna ka shkuar deri atje sa që sekretari shtetëror i SHBA-së, Xhon Keri, patjetër është dashur që të intervenojë te kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, me kërkesë që maltretimet dhe frikësimet menjëherë të ndalojnë.

Maltretimi i diplomatëve amerikan nuk është dukuri e re, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe gjatë mandatit të parë të presidentit, Barak Obama.

Vitin e kaluar edhe në Maqedoni u shpeshtuan  kërcënimet dhe frikësimet drejt ambasadorëve në vend, veçmas të atyre të cilët më aktivisht janë të kyçur dhe ndërmjetësojnë mes partive politike për zgjidhjen e çështjeve për dalje nga kriza politike, përcjellë Portalb.

Shkrimet negative për diplomatët e huaj nga mediat proqeveritare janë dukuri e rrallë, por ka pasur edhe ngjarje ku plotësisht janë aktivizuar alarmet e ambasadave.

Më 15 shtator, vetëm disa orë pasi që Prokuroria Speciale Publike ka ngritur dy aktakuza, njësitet speciale të policisë “Alfa” me urdhër të kryeshefit të njësisë, Ivica Ançevski – Puki, përpara Ambasadës së SHBA-së ka kryer ushtrime – aksion të simuluar në rast të sulmeve terroriste. Këtë trajnim e ka kryer pa e njoftuar paraprakisht ambasadën, ashtu sikur duhet të jetë edhe procedura e rregullt në këso raste. Ky përfaqësimi mbi 20 policëve special, ka sjellë deri te aktivizimi i protokolleve të sigurisë amerikane dhe të instruksioneve të të punësuarve që të largohen nga dritaret dhe të strehohen,

Pas 11 dhjetorit, dhe disa ditë pas fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov, Nikolla Gruevski, në një fjalim të mbajtur përpara KSHZ-së, tha se ambasadorët e huaj kanë nisur që shumë të përzihen në politikën e brendshme të vendit dhe se ajo patjetër duhet të ndalohet, ndërkaq në internet faqen “Igmur” janë paraqitur fotografi mortore të një pjesë të ish ambasadorëve dhe aktual. Partitë, në mesin e të cilave ishte edhe partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE, e dënuan rastin.

Më parë me, është kërcënuar edhe ish eruoambasadori, Ervan Fuere, i cili edhe sot e kësaj dite paraqitet me qëndrim kritik për gjendjen e politikës aktuale në Maqedoni.

Pasardhësi i tij, Aivo Orav, në seancën e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime deklaroi se patjetër duhet të shtohet sigurimi pasi që “shumë media janë duke bërë fushatë të përforcuar kundër përfaqësuesve të Evropës”.

Ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Van Hojte, nga partia në pushtet u shpall “persona non grata” dhe i është rekomanduar që në vend të vijë vetëm si “turist”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button