Dështon Mariah Carey në koncertin e Vitit të Ri, interneti shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Mbrëmja e Vitit të Ri nuk ka qenë një përvojë shumë e mirë për Mariah Carey-n. Këngëtarja është bërë objekt i mijëra talljeve në rrjete sociale, pasi dështoi në koncertin e ndërrimit të viteve në New York.

Problemet teknike kanë bërë që zëri i saj të ishte komplet jashtë ritmit të këngës dhe Mariah ka lëvizur buzët jo në sinkron me muzikën play-back.

Performanca e saj para miliona njerëzve në Times Square ka qenë pak të thuash komike, megjithatë këngëtarja u përpoq të qetësonte turmën duke thënë se po bënte maksimumin për të kaluar bukur. Video nga ky moment i publikuar nga Youtube është në vend të parë në listën “trending”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button