Sulmi terrorist në Stamboll, 46 persona ende nën mjekim

Vazhdon mjekimi për 46 personat që u plagosën në sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Prefektura e Stambollit mjekimi i të plagosurve është duke u bërë në spitale të ndryshme të këtij qyteti.

Ndërkohë që të plagosurit lehtë pas marrjes së mjekimit të nevojshëm kanë lënë spitalet, 46 persona ende gjenden nën kujdesin mjekësor.

Në sulmin terrorist të ndodhur në orët e para të këtij viti në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, të paktën 39 persona humbën jetën dhe 65 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button