Mbretëresha britanike ende e ftohur, mungon në meshën e Vitit të Ri

Mbretëresha Elizabeta e Britanisë së Madhe nuk do të marrë pjesë në meshën e Vitit të Ri sot për shkak të ftohjes, njofton Pallati Buckingham, një javë pasi ajo nuk mori pjesë as në meshën e Krishtlindjës, për herë të parë në disa dekada, njofton REL.

Elizabeta, monarkja 90 vjeçare që ka qëndruar më së gjati në pushtet në botë, nuk është ndjerë mirë siç raporton Reuters, pak para Krishtlindjeve.

“Madhëria e saj, Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në meshën e të dielës në Sandringham sot”, thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror.

“Mbretëresha ende nuk ndjehet e gatshme që të shkojë në kishë pasi po e merr vetën nga i ftohti”.

Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Princi 95 vjeçar Filip, janë ftohur pak ditë para Krishtlindjeve.

Filipi ka marrë pjesë megjithatë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e Shën Mari Magdalenës në Sandringham, por mbretëresha e cila është udhëheqësja e Kishës së Anglisë, nuk ka marrë pjesë.

Familja mbretërore britanike ka festuar Krishtlindjet në këtë kishë prej vitit 1988, dhe Elizabeta asnjëherë nuk ka munguar në meshën e kësaj feste.

Pas gjashtë dekadave në fron, mbretëresha ka hequr dorë nga turnetë ndërkombëtare, por në Britani ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj si monarke.

Më 20 dhjetor, pallati mbretëror ka njoftuar se megjithatë ajo ka hequr dorë nga disa veprimtari bëmirëse dhe organizata të tjera që të lehtësojë obligimet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button