Van Hojte ka një porosi për qytetarët e Maqedonisë

Ish lehtësuesi belg, në bisedimet në Përzhinë të Shkupit, Piter Van Hojte, në profilin e tij në Facebook, ua ka uruar Vitin e Ri, qytetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.

“Të gjithë miqve të mi në Maqedoni dhe të tjerët që jetojnë në vende ku demokracia nuk është e kuptuar mirë dhe është e vendosur në anën e atyre që janë në pushtet. Ju falënderoj shumë për mbështetjen e ngrohtë në vitin 2016 dhe për vitin 2017: Mos hiqni dorë nga shpresa se demokracia është e mundshme, mos u dorëzoni nga besimi i juaj për një ardhmëri më të mirë. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë atje për të ndihmuar në këtë rrugë të mundimshme, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të jenë më të hapur dhe të sigurojnë mbështetje më efikase për ëndrrën tonë të përbashkët. Bashkë mundemi! Përshëndetje të ngrohtë, Piter”, shkruajti në Facebook, Van Hojte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button