Formohet Unioni shqiptar i karatesë në Maqedoni

Të dielën në Shkup u themelua unioni i karatesë shqiptare në Maqedoni, ndërkohë që kryetar i saj i parë u zgjedh trajneri i KK “Drini” nga Struga, Alim Hajredini. Atë e përmbajtën përfaqësuesit e 11 klubeve me nënshkrimet e tyre, të cilët njëherit edhe e themeluan këtë union: Muharem Imeri, Luan Gjergji, Xhavit Memeti, Dilaver Beqiri, Mahir Ademi, Daut Billibani, Irfan Alia, Ismet Sherifi, Idriz Bilibani, Asan Ademi, Selim Saiti, Roland Paumi, Xhavit Memeti, Nuredin Misini, Alaudin Idrizi dhe Avdyl Salihu.  

Në kuadër të këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia si dhe këshilli mbikëqyrës. Në këtë të fundit u zgjodhën Shkodrane Dardhishta, Arben Mustafa dhe Irfan Alija, si sekretar gjeneral u emërua Alaudin Idrizi, kurse postin e zëdhënësit me media ia besuan Avdyl Salihut.

 “Dua të falënderoj të gjithë kolegët të cilët më dhanë besimin dhe përkrahjen që unë të jem kryetar i këtij unioni të karatesë shqiptare në Maqedoni. Besoj se besimi i tyre ndaj meje me angazhon që unë në këtë mandat të punoj me sinqeritet, transparence, përkushtim për bashkëpunimin dhe rritjen e nivelit te sportit te karatesë në mes klubeve tona. Caku i këtij unioni të klubeve shqiptare ka për qellim bashkëpunimin në mes klubeve tona, dhe sidomos bashkëpunimin me klubet e karatesë në Shqipëri, Kosove, Mal të Zi dhe Presheve, duke organizuar seminare te përbashkëta, turne dhe aktivitete te ndryshme në ngritjen e nivelit te karatesë”, tha pas zgjedhjes kryetari Alim Hajredini. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button