Një vit i ri

Shpresa?
Shpresa është ajo që çdo njeri e mban kur humbet ne jetë në aspekte të ndryshme.
Jeta e njeriut është një perlë e çmuar dhe jo lojë.

Vitet që kanë kaluar për disa njerez kanë qenë të bukura, por për shumicën vite të cilat nuk do dëshironin që të ishin përsëri.

Varfëria, pamundësia për tu shkolluar,mungesë e shumë gjërave çon që vështirësitë që kanë pasur vitet e kaluara mos jenë prezente më.

Shpresa?
Shpresa është ajo që i çon njerzit që të vazhdojnë edhe më tej duke menduar se çdo gjë do të shkojë mirë.
Por a thua do të ketë një vit të mbarë ku tashmë si traditë është që të “pasurit” të gëzojnë veten e tyre, dhe fëmijët e tyre me gjërat më të bukra që një fëmijë mund ti ketë, kurse ata të cilët nuk kanë mundësi ti shikojnë ato vetëm në televizor dhe ti ëndërojnë për fëmijët e tyre.

Sa e padrejtë! Ndërimi i viteve për dikë është festë dhe gëzim, sofrat e tyre mbushur plot, kurse për të tjerët vetëm një vit i ri.

Por përsëri na mbetet një shpresë që gjithçka do shkojë mirë vitin që vjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button