Witsel refuzon Juventusin, për një shumë të majme shkon në Kinë

Mesfushori i Zenitit të Sankt Petersburgut, Axel Witsel (27), ka refuzuar ofertën e Juventusit ndërkohë që ka pranuar një të tillë nga Kina, për rrogë vjetore prej 18 milionë euro, theksojnë mediat italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i përfaqësuese së Belgjikës, pritej që gjatë janarit ti bashkohet kampionit të Italisë, ose gjatë verës së ardhshme si një lojtar i lirë.

Pasi disa media italiane raportuan se Witsel është i gatshëm t’u bashkohet torinezëve dhe të luajë në Ligën e Kampionëve, sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë pasi ai ka ndërruar mendje për një shumë të majme të ofruar nga Kina.

Siç duket fjalën e fundit rreth kalimit të futbollistit belg do ta ketë ekipi i tij i tanishëm me të cilin Witsel është i lidhur me një kontratë e cila skadon verën e ardhshme, pasi kinezët janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim prej rreth 20 milionë euro ndërkohë që italianët janë të gatshëm të paguajnë vetëm gjashtë milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button