Mourinho: Depay mund të braktisë Manchester United-in

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho, ka përjashtuar Memphis Depay nga planet e tij, meqë futbollisti anësor shprehu dëshirë që në afatin kalimtar të janarit të braktisë Old Trafford, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti holandez në Manchester arriti në qershor të vitit 2015 kur ish-trajneri Louis van Gaal, e solli nga PSV Eindhoven për 29.3 milionë euro.

“Doemos duhet të them se gjatë muajve të fundit vendimet e mia lidhur me Depay kanë qenë nën ndikimin e ndjenjës dhe informacioneve se dëshiron të shkojë në janar dhe nëse marrin ofertë të duhur do ta pranojmë”, u shpreh Mourinho për mediat britanike.

Depay që nga ardhja në United ka zhvilluar 52 ndeshje dhe arriti të shënojë shtatë gola. Këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button