Shkëndija – Vardari “luftë” në të gjitha frontet

Jemi në orët e fundit të vitit 2016, ndërsa sipas burimeve jo zyrtare mësohet se po vazhdon “lufta” e madhe e dy klubeve më të pasura në Maqedoni, Shkëndijës dhe Vardarit. Gara vazhdon edhe më tutje për titullin e kampionatit, Kupës së Maqedonisë, ndërsa gara po vazhdon edhe në afatin kalimtar të dimrit.

Vardari për momentin ka arritur të bëjë për vete futbollistin që deri dje ishte i Shkëndijës Besir Demirin, ndërsa sipas asaj që flitet Shkëndija tani do ti kthejë koston me trajnerin kroat Tomas Bërdariq, për të cilin jozyrtarisht thuhet se që para dy muajve edhe Vardari e kishte mysafir në Shkup dhe mendohej që të ulet në postin e trajnerit të këtij klubi.

Nga ana tjetër thuhet se Shkëndija tani më pritet që në fillim të vitit të ri të zyrtarizojë emrin e Bërdariqit dhe se marrëveshja ka përfunduar. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button