Ngjarjet që tronditën globin në 2016-ën: Bota ngre alarmin për virusin ‘Zika’

Viti 2016 ishte viti i lajmeve të bujshme që nga sulmet terroriste tek goditjet politike dhe vdekjet fatale të dhjetëra yjeve boterore. Në botën e politikës Britania votoi të largohej nga BE-ja, ndërkohë Amerika zgjodhi si presidentin e 45-të, miliarderin Donald Trump, shkruan syri.net.

Por në muajin e parë të vitit 2016 bota u trondit nga përhapja  e lajmit për shfaqen e virusit Zika.

Në janar shkencëtarët amerikanë kanë kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të ndërmerr aksion urgjent kundër virusit Zika, i cili sipas tyre ka potencial shpërthyes për tu shndërruar në Pandemi. Në një letër të hapur, të publikuar në një revistë mjekësore, shkencëtarët amerikanë theksuan se OBSH duhet të organizojë një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të ekspertëve për sëmundje. Zika, virus ky i cili fajësohet për lindjen e foshnjave me tru të pazhvilluar, ka shkaktuar panik të vërtetë në Brazil. Shkencëtarët amerikanë theksuan se dështimi për të reaguar shpejtë në rastin e sëmundjes së Ebolës i ka kushtuar me jetë mijëra njerëzve dhe se kjo mund të ndodh, në rast se nuk ndërmerren hapa urgjent kundër virusit Zika. Momentalisht nuk ka ilaç për të luftuar këtë virus dhe se kanë filluar përpjekjet për zbulimin e një vaksinë, për të ndalur virusin.

Virusi Zika është gjetur për herë të parë te majmunët në vitin 1947 në pyllin Zika në Ugandë, ndërsa rasti i parë te njerëzit është zbuluar në vitin 1954 në Ugandë. Për dekada me radhë është dukur se ky virus nuk paraqet rrezik për njerëzit dhe është injoruar nga shkencëtarët. Megjithatë, përhapja e sëmundjes në Mikronezi, në vitin 2007, bëri që të zgjohet interesimi i shkencëtarëve për këtë virus. Simptomat e virusit janë temperatura e rritur dhe dhimbjet e kokës dhe ai bartet nga mushkonja Aedes. Disa shtete në Amerikë kanë këshilluar femrat që të shmangën shtatzënisë, përderisa mos të mësohet më shumë për këtë virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button