Rumani, zhbllokohet kriza. Presidenti emëron kryeministrin e ri

Kriza politike në Rumani duket se është zhbllokuar. Presidenti i vendit, Klaus Iohannis ka emëruar kryeministër 43-vjeçarin Sorin Grindeanu, njofton Top Channel.

Kreu i shtetit i ka ngarkuar atij detyrën e formimit të qeverisë, pasi rrëzoi kandidaturën e ekonomistes Sevil Shhaideh, që do të ishte bërë dhe gruaja e parë myslimane në këtë post.

Grindeanu është një anëtar i partisë social-demokrate, fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të kaluar, si dhe kryetar i këshillit bashkiak të provincës Timis. Emërimi i tij tani duhet të aprovohet nga Parlamenti.

Emërimi i ekonomistes Shhaideh kishte shkaktuar polemika të shumta, pasi përveç eksperiencës së kufizuar politike që ajo kishte, bashkëshorti i saj me origjinë siriane kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe në mbështetje të presidentit Bashar al Assad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button