Pasqyrë e ngjarjeve më të rëndësishme në botë në vitin 2016

2 janar  – Arabia Saudite ekzekutoi 47 terroristë të akuzuar, mes të cilëve edhe imamin shiit Sheik Nimr al-Nimr

4 janar – Instituti gemologjik kolumbian e certifikoi safirin më të madh të kaltër të të gjitha kohëve, në 1404,49 karatë, të gjetur në një minierë në Sri Lankë në gusht të vitit 2015

6 janar – Koreja Veriore kumtoi se me sukses ka testuar armë termobërthamore

8 janar – Presidenti meksikan Enrike Penja Nieto paralajmëroi se sërish është arrestuar narkobosi Hoakin “El Çapo” Guzman, gjashtë muajve ai iku nga burgu

10 janar – Dejvid Bouvi (Xhouns), këngëtari dhe btekstshkruesi anglez (Majori Tom, Zigi Stardast) vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare

10 janar – Në edicionin e 73-të të Globit të artë fituan I kthyeri, Marsiani, leonardo Dikaprio dhe Bri Larson

14 janar – Alan Rikman, aktor anglez (Die Hard, Harry Potter) vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare

15 janar – Muzeu natyror shkencor amerikan në menhetën ekspozoi ekzemplar të ri të replikës së skeletit të dinosaurit Titanosauuru, i cili u zbulua në Argjentinë në vitin 2010, deri më tani dinosauri më i madh i njohur, i rëndë 70 tonë dhe i lartë 37 metra

15 janar – Ekstremistë islamik sulmuan një hotel në Uagadugu, në Burkina Faso, dhe vranë 28 dhe plagosën 56 persona

16 janar – Në orbitë u kultivua lulja e parë zinia, në Stacionin hapësinor ndërkombëtar me ndihmën e sistemit “vexhi” të NASA-s

23 janar  – Moti i lig solli nivel të lartë rekord të borës në 80 qytete amerikane (në Nju-Jork 75 cm, Uashington 65 cm,; jetën e humbën së paku 15 persona

23 janar – Epidemia e virusit zika në Brazil i kaploi edhe Kolumbinë, Ekuadorin, El Salvadorin dhe Xhamajkën, dhe u dha paralajmërimi që gratë të shtyejnë shtatzanitë së paku për dy vitet në vijim

26 janar – Moti i lig nëpër Azinë Lindore shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave, ndërsa 60.000 u8dhëptarë u ngujuan në Korenë Jugore

1 shkurt – OBSH shpalli kërcënim global për shëndetin për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjeve të shkaktuara nga virusi zika

1 shkurt – Alfabet, kompania amë e Google, e tejkaloi Apple si kompania më e vlefshme në botë (568 përkundër 535 miliardë dollarë) pasi që i shpallën rezultatet nga të ardhurat

1 shkurt – parlamenti i parë i zgjedhur i lirë në Mianmar në 50 vitet e fundit e pati mbledhjen e parë në Naj Pji Tau

3 shkurt – Presidenti amerikan Barak Obama për vizitë të parë në një xhami në SHBA – xhaminë e Komunitetit islam në Baltimor, Merilend

5 shkurt – Hakerë kompjuterik tentuan të vjedhin një miliardë dollarë nga Banka e rezervave federale në Nju-Jork, duke përdorur kode bankare nga Bangladeshi, por vjedhën 81 milionë dollarë para se autoritetet t’i ndalojnë

9 shkurt – Dy trena gjermanë udhëtarësh u ndeshën në afërsi të Bad Ajbling në Bavari, dhe jetën e humbën 10 ndërsa u lënduan 18 udhëtarë

10 shkurt – Qeveria e Venezuelës urdhëroi që mbi 100 mole të mbyllen përkohësisht në mënyrë që të kursehet rryma, për shkak të thatësisë që e shkaktoi El Ninjo

11 shkurt – Trazira ndërmjet narko karteleve rivale në një burg në Monterej, meksikë, 52 të vdekur

12 shkurt – Papa FGrançesku u takua me patriarkun Kiril në Havanë – takimi i parë ndërmjet një përfaqësuesi më të lartë katolik dhe ortodoks pas pothuajse 1,000 viteve

12 shkurt – Fixhi u bë vendi i parë i cili e ratifikoi marrëveshjen e KB-së për ndryshime klimatike (nënshkruar në paris në dhjetor të vitit 2015)

14 shkurt – Edicioni i 69-të i Çmimeve britanike për film dhe televizion (BAFTA), filmi më i mirë “The Revenant”, regjisori më i mirë Alehandro Gonzales Inaritu

15 shkurt – Edicioni i 58-të i Çmimeve Gremi, kënga më e mirë “Thinking Out Loud” nga Ed Shiran, albumi më[ i mirë “1989” i tejlor Suift

16 shkurt – Ish-presidenti francez Nikollas Sarkozi është nën hetim për fonde ilegale në fushatë

17 shkurt – Sulm me automobil bombë ndaj në karvani ushtarak në Ankara, Turqi, nga ana e militantëve kurdë, 28 të vdekur

19 shkurt – Në moshën 84-vjeçare vdiq Umberto Eko, shkrimtar italian dhe filozof (autor i “Emri i trëndafilit”)

20 shkurt – Një person i armatosur filloi të shtëna joselektive në Kalamazu, në Miçigen, vrau 6 persona

20 shkurt – Stuhia tropike Vinston e goditi Fixhin dhe jetën e humbën së paku 29 persona – stuhia më e fuqishme në historinë e hemisferës lindore me erëra të cilat fryen me shpejtësi 296 km në orë

21 shkurt – Bombardim i qyteteve siriane Homs dhe Damask, jetën e humbën 140 persona; përgjegjësinë e mori Shteti islamik

22 shkurt – 10 milionë njerëz mbetën pa ujë në Delhi pasi që pas protestës së kastave në Xhat u sabotua kanali për ujë Munak

26 shkurt – Zgjedhje në Iran: reformuesit dhe të amturit e morën kontrollin në parlament

28 shkurt – Shpërthim në një minierë thëngjilli në Severnaja, Vorkuk, Rusi, jetën e humbën 36 minatorë, mes të cilëve edhe 5 shpëtimtarë

28 shkurt – Edicioni i 88-të i Çmimeve filmike: filmi më i mirë “Spotlight”, regjisori më i kirë Alehandro Inaritu, aktori më i mirë leonardo Dikaprio, aktorja Bri Larson

1 mars – Është publikuar lista e personaliteteve më të pasur të Forbsit: Bill Gejts është i pari me 75 miliardë dollarë, numri i miliarderëve në botë është zvogëluar për 1.810 persona.

2 mars – Astronauti amerikan Skot Keli dhe kozmonauti rus Mihali Kornienki u kthyen në Tokë pas pothuajse 340 ditë qëndrimi në kozmos; ky është rekord i ri në SNK.

5 mars – Në një sulm ajror amerikan janë vrarë 150 militantë të Al Shabab, në veri të Mogadishus në Somali.

9 mars – Kriza e emigrantëve: Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia i mbyllën kufijtë për emigrantët të cilët u përpoqen të mbërrijnë në Evropën Veriore.

13 mars – Një një sulm vetëvrasës me bomba në Stamboll, Turqi, jetën e humbën 37 persona.

14 mars – Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin urdhëroi tërheqjen e trupave rusë nga Siria.

17 mars – Arkeologët publikuan zbulimin e varrezave të vjetra 2.500 vjeçare mbreti ushtarak i kohës së hekurit me 75 varreza në Anglinë Veriore.

20 mars – Barak Obama u bë presidenti i parë amerikan i cili e vizitoi Kubën pas vitit 1928, në një vizitë dyditore në ishull.

22 mars – Sulm vetëvrasës me bomba në aeroportin e Brukselit Zvantem, dhe në stacion e metrosë Maelbek, viktima janë 28 të vdekur dhe 260 të lënduar; përgjegjësinë e ndërmori SHI.

24 mars – Lideri i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq u shpall fajtor për gjenocidin gjatë masakrës në Srebrenicë në vitin 1995 dhe u dënua me 40 vjet robëri.

25 mars – Sulm vetëvrasës me bomba gjatë një ndeshje futbolli në Iskandaria, Irak; të paktën 32 të vdekur, përgjegjësinë e ndërmori SHI.

27 mars – Në një sulm vetëvrasës me bomba u vranë 70 persona në një park në Lahore të Pakistanit, përgjegjësinë e ndërmorën Xhamaat ul Ahar, organizatë e lidhur me talebanët.

3 prill – Publikohen Dokumentet e Panamasë – 11,5 milionë dokumente të besueshme të firmës së avokaturës ofshor Mosak Fonseka; kjo është rrjedhja më e madhe e të dhënave në histori.

5 prill – Kryeministri i Islandës Sigmundur David Gumlaugson dha dorëheqje pasi në Dokumentet e Panamasë u zbulua për konfliktin e tij të interesave.

6 prill – Në Meksiko lindi foshnja e parë me DNK prej tre prindërve përmes transferit mitokondrik.

10 prill – Shpërthimi i një zjarri të shkaktuar nga fishekzjarrët në tempullin Putingal në Kerala, Indi, jetën e humbën mbi 100 persona, ndërsa janë lënduar gjithsej 400 persona.

11 prill – Ndërprerja e zjarrit e mbështetur nga KB hyri në fuqi në Jemen në konflikt midis kryengritësve huti të mbështetur nga Irani dhe forcat qeveritare

12 prill – Sukses midis yjeve: shkencëtarë dhe sipërmarrës të internetit, në mesin e të cilëve edhe Juri Milner, Stiven Hoking dhe Mark Cukerberg, paralajmëruan projekt midis yjesh për dërgimin e fluturakes-robot në Alfa Kentaur.

21 prill – Prins (Roxher Nelson), këngëtar amerikan, muzikant dhe tekstshkrues (autor i albumeve “1999” dhe “Purple rain”), vdiq në moshën 57-vjeçare.

29 prill – Raundi i dytë i zgjedhjeve në Iran u mundësoi të maturve dhe reformuesve shumicë në parlament.

5 maj – Zjarre pyjore në Fort Merkmarej: shteti kanadez Alberta shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa evakuimi i 80.000 personave vazhdoi

8 maj – Liberali Sadik Kan u zgjodh për prefekt të Londrës – prefekti i parë mysliman i një qyteti perëndimor

10 maj – Nga klinika indiane për fekondim publikuan se një grua 70-vjeçare me sukses ka lindur një foshnje mashkull

11 maj – Senati brazilian votoi për suspendim të presidentes Dilma Rusef dhe mbylljen e saj për shkak të keqpërdorimeve në buxhet

12 maj – Nënpresidenti i Brazilit, Miçel Temer, u bë president i përkohshëm i vendit pas votimit për impiçment të Dilma Rusefit

21 maj – Mulla Akatar Muhamad Mansur, lideri i talebanëve afganë kinse është vrarë në një sulm amerikan me dron në Pakistan

21 maj – Një aeroplan i IxhiptEr të fluturimit MS804 u zhduk mbi Mesdhe në fluturimin nga Parisi deri në Kajro

22 maj – Edicioni i i 69-të i Festivalit të filmit të Kanës: filmi “Unë, Daniell Bllejk” nga Ken Llouç e fitoi Palmën e Artë

22 maj – Kandidati i pavarur Aleksander Van der Belen e fitoi Norbert Hofer nga Partia e Lirisë, me dallim prej vetëm 31.000 votave dhe u bë president në zgjedhjet në Austri

27 maj – Për tre ditë, tre anije me migrantë janë përmbysur në Mesdhe, janë mbytur 700 persona

1 qershor – U hap tuneli Gotard në Zvicër – tuneli më i gjatë (57 km) dhe më i shtrenjtë në botë (11 miliardë euro)

3 qershor – Ndërroi jetë Muhamed Ali (Kasius Klej), boksier amerikan në kategori të rëndë (1964-1973, 1974-1980), në moshën 74-vjeçare, i cili vuante nga shoku septik i shkaktuar nga sëmundje respiratore

3 qershor – Reshje të rrëmbyeshme njëjavëshe të shiut në Gjermani dhe Francë, në të cilat jetën e humbën 10 persona dhe u mbyllën muzetë në Paris afër Senës, midis të cilëve edhe Luvër

5 qershor – Zvicra votoi referendum dhe e aprovoi propozimin që çdo qytetari zviceran t’i garantohen të ardhura mujore nga 2.500 franga zvicerane

7 qershor – Një sulm me automobil ndaj një autobusi policor në Stamboll, jetën e humbën 11 policë

9 qershor – Presidenti Barak Obama zyrtarisht e mbështeti Klintonin si kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

9 qershor – Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi kumtesë me këshillë për anulim të shtatzanisë në rajonet e përfshira me virusin zika

12 qershor – Një terrorist i cili u prononcua si mbështetës i Shtetit Islamik, hapi zjarr në një gej klub në Orlando, të Floridës, dhe vrau 19, ndërsa plagosi 53 persona – kjo është vrasja më e madhe masive me të shtëna në historinë e SHBA-së

16 qershor – Deputetja britanike, liberlarja Xho Koks, u plagos dhe u vra para spitalit në njësinë e saj zgjedhore në Birstall, në Jorkshirin Perëndimor

18 qershor – Kapsolla “Sojuz” u kthye në Tokë nga Stacioni kozmik ndërkombëtar, me astronautin britanik Tim Pik, rusi Juri Malençenko dhe amerikani Timoti Kopra, pas qëndrimit 186-ditë në kozmos

20 qershor – Roma e zgjodhi 37-vjeçaren Virxhinia Raxhi (nga lëvizja Pesë yje) si femra e parë dhe njëherit prefektja më e re

23 qershor – Nënshkruhet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit midis qeverisë kolumbiane dhe kryengritësit nga FARK – me ç’rast iu dha fund konfliktit 50-vjeçar

23 qershor – Britania e Madhe votoi për braktisje të Bashkimit Evropian në referendumin “Bregzit”

23 qershor – Stuhi dhe përmbytje të mëdha në Virxhininë Perëndimore, SHBA, jetën e humbën 24 persona

24 qershor – Kryeministri britanik Dejvid Kameron dha dorëheqje pasiqë Britania e Madhe votoi braktisje të BE-së

26 qershor – Qyteti Falluxha u lirua nga kontrolli i Shtetit Islamik pas fushatës njëmuajshe të kryesuar nga forcat irakiane

28 qershor – Zgjedhje rpesidenciale në Islandë, fitoi profesori i historisë Gudni Johaneson

28 qershor – Sulme vetëvrasëse me bombë dhe një sulm i armatosur në aeroportin Kemal Ataturk në Stamboll, jetën e humbën 42, ndërsa u plagosën më shumë se 200 persona

30 qershor – Kandidatë politik britanikë e paralajmëruan garën e tyre për lider të Partisë Konservative, midis të cilëve ishin edhe Tereza Mej dhe Majkëll Gouv; Boris Xhonson hoqi dorë

1 korrik – Militantë islamikë morën një kafe bar në Daka, Bangladesh, vranë 20 pengje dhe dy policë, në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e vendit

2 korrik – Një kamion-bombë i madh në Bagdad vrau të paktën 125 persona, dhe plagosi 150; përgjegjësinë e mori Shteti Islamik

5 korrik – FBI publikoi raport në të cilin pohohet se Hilari Klinton ka qenë “jashtëzakonisht e pakujdesshme” në përdorimin me e-mesazhet sekrete, por nuk vazhdoi ndjekja e mëtejshme kundër saj

6 korrik – U publikuar Raporti Çilkot, dokument britanik për luftën në Irak: në të është përfshirë deklarata e Toni Blerit se ai ka qenë rast i tepruar dhe se vetë ai ka qenë i papërgatitur

6 korrik -Pokemon Go, loja mobile në botë reale, për herë të parë u lëshua në qarkullim

9 korrik – Në Dallas, Teksas, një person i armatosur ka vrarë pesë policë, ndërsa ka plagosur edhe disa të tjerë gjatë marshit protestues kundër vrasjeve policore të afroamerikanëve

13 korrik – Tereza Mej u zgjodhj për kryeministre britanike nga deputetët e Partisë Konservative

15 korrik – Në një tentim të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi, jetën e humbën pothuajse 300, ndërsa pastaj u arrestuan edhe mbi 6.000 persona

16 korrik – kandidati i republikanëve për president, Donald Tramp, e paralajmëroi guvernatorin e Indianës, Majk Pens si partner dhe nënpresident për garën presidenciale

22 korrik – Hilari Klinton e paralajmëroi senatorin nga Virxhinia, Tim Kejn, si partner të saj dhe nënpresident në garën presidenciale

23 korrik – Një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul gjatë marshit protestues, jetën e humbën 80 persona, përgjegjësinë e mori Shteti Islamik

29 korrik – Hilari Klinton në Konventën demokratike në Filadelfia e pranoi nominimin nga Partia Demokratike për president të SHBA-së – ajo është femra e parë për kandidat presidencial nga partia e madhe

302 korrik – Një balon në ajër të ngrohtë u rrëzua mbi përçuesit elektrik në afërsi të Lokhartit, Teksas, jetën e humbën të gjithë 16 udhëtarët

5 gusht – Fillim zyrtat i lojërave të 31-ta Olimpike në stadiumin Marakana, në Rio de Zhanejro, Brazil

9 gusht – Përfundoi greva më e gjatë e urisë pasi aktivisti për të drejta të njeriut Irom Sharmila pas 16 viteve për herë të parë provoi mjaltë

12 gusht – Kana u bë pushimorja e parë franceze e cila ndaloi burkat

13 gusht – Notuesi amerikan Majkëll Fellps e përfundoi karrierën e tij në Olimpiadën në Rio, duke e fituar medaljen në 4×400 m, me ç’rast u bë sporti më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike

16 gusht – Shpërtheu një zjarr pyjore në San Bernardino kaunti, në Kalifornia, u dogjën 15.000 hektarë dhe u evakuuan 82.000 persona

17 gusht – Ujëra nga përmbytjet në Lujziana filluan të tërhiqen, jetën e humbën 13 persona dhe u dëmtuan 4.000 shtëpi

20 gusht – Një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin turk Gaziantep gjatë një ahengu dasmor, jetën e humbën të paktën 51 dasmorë

21 gusht – Lojërat e 31-ta Olimpike u mbyllën në stadiumin Marakan në Rio de Zhanejro

24 gusht – Astronomët publikuan zhbulim të një planeti të ngjashëm me Tokën, të quajtur Proksima B, i cili orbiton në yllësinë Proksima kentaur

24 gusht – Tërmet me magnitudë prej 6,2 ballëve e goditi Italinë Qendrore, në verilindje të Romës, dhe e humbën jetën 268, ndërsa u lënduan 400 persona

29 gusht – Policia bregdetare italiane publikoi se kanë shpëtuar 6.500 migrantë në 40 incidente të ndara, vetëm për një ditë, nga bregu i Sabratas në Libi

31 gusht – Senati brazilian votoi impiçment për presidenten Dilma Rusef, me ç’rast ajo u largua nga funksioni më i lartë shtetëror

2 shtator – Islam Karimov, president i Uzbekistanit (1991-2016) vdiq në moshën 78 vjeçare.

4 shtator – Në moshën 53 vjeçare vdiq Dejvid Braun, kitarist në grupin Karlos Santana.

4 shtator – Nënë Tereza u kanonizua nga Papa Francisku në ceremoni në Vatikan.

17 shtator – Sulm terrorist me bombë në Çelzi, Nju-Jork, e humbën jetën 53 persona.

18 shtator – Në komunat ruse, partia Rusia e bashkuar e mbështetur nga presidenti Vladimir Putin, fitoi 54 për qind nga vendet në parlament, ndërsa kryeministër ishte Dimitri Medvedev.

21 shtator  – Drejtori ekzekutiv i Fejsbukut, Mark Zukerberg dhe bashkëshortja e tij Prisila Çen premtuan se do të ndajnë tre miliardë dollarë për hulumtime mjekësore për “trajtimin, parandalimin dhe kontrollin e të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit”.

28 shtator – Shimon Perez, ish kryeministër i Izraelit (nga Partia Laburiste), president (2007-2014) dhe fitues i Çmimit Nobël për paqe në vitin 1994, vdiq nga sulmi në tru në moshën 93 vjeçare.

28 shtator – Uragani Mejtu, i cili u formua rreth ishujve Vindvard, mbyti 100 njerëz në Haiti, në Karaibe dhe në SHBA.

2 tetor – Kolumbia në referendumin kombëtar votoi kundër marrëveshjes paqësore me organizatën kryengritëse FARK.

3 tetor – Joshinori Oshumi e fitoi Çmimin Nobël për mjekësi për hulumtimet të autofagjisë.

7 tetor – Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos e fitoi Çmimin Nobël për paqe për përpjekjet t’i jepet fund konfliktit me FARK.

8 tetor – 140 njerëz u vranë në një sulm ajror gjatë lutjes së mëngjesit në Sanë, Jemen.

10 tetor – Çmimi Nobël për ekonomi i është ndarë britanikut Oliver Hart dhe finlandezit Beng Holmstrom për punën nga teoria e marrëveshjeve.

13 tetor – Tekst shkruesi amerikan Bb Dilan është shpallur fitues i Çmimit Nobël për literaturë.

24 tetor – Në një sulm vetëvrasës me bombë e humbën jetën 61, ndërsa u lënduan 117 njerëz në akademinë për trajnime policore në Kueta, Pakistan. Përgjegjësinë e mori SHI.

25 tetor – Katër persona e humbën jetën nga kolabimi i lojërave në parkun e argëtimi Drimlend, Kvinslend, Australi.

27 tetor – Tërmet me fuqi prej 6,6 ballë sipas Riterit e goditi Italinë. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 36 vitet e fundit.

30 tetor – Kanada dhe BE-ja nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë kundërshtar i vetëm i të cilës ishte Belgjika.

31 tetor – Parlamenti i Libanit e zgjodh Miçel Aoun për president pas 2 vite e gjysmë pa lider.

7 nëntor – Lenard Koen, shkrimtar dhe këngëtar kanadez vdiq në moshën 82 vjeçare.

14 nëntor – Tërmet me magnitudë prej 7,8 ballë  e bllokoi qytetin Kjakura, në Zelandën e Re, e humbën jetë dy persona, ndërsa fundi i detit u ngrit për katër metra.

20 nëntor – Miku i presidentes koreanojugore Park Geun-Hju , kontroversi Çoj Sun-Siul është akuzuar për keqpërdorim të pushtetit dhe ryshfet, njëkohësisht u kërkua impiçment për presidenten.

25 nëntor – Fidel Kastro, revolucionari kubanes, kryeministër (159-1976) dhe presidenti (1976-2008), vdiq në moshën 90 vjeçare.

28 nëntor – Aeroplani i cili transportonte futbollist nga klubi Çapekende u rrëzua në afërsi të Medelinit, Kolumbi, e humbën jetën 71 lojtarë dhe gazetarë.

29 nëntor – Ish NFL lojtari Daren Sharper , u dënua me 20 vjet burg për shkak një seri përdhunimesh.

30 nëntor – UNESKO e vendosi birrën belge në listën e trashëgimive kulturore.

1 dhjetor  – Princesha Maha Vajralongkorin është kurorëzuar për mbretëreshë e Tajlandës, ajo e trashëgoi babin e saj mbretin Bumibol Aduladexh.

1 dhjetor – KB pranoi se paqeruajtësit e tyre janë fajtor për epidemi e kolerës në Haitit në vitin 2010. kur vdiqën 30.000 njerëz.

2 dhjetor – Zjarr gjatë festës në një depo në Ouklend , SHBA, e humbën jetën 36 persona.

3 dhjetor – Armata amerikane vendosi se nuk do të lejojë në Dakotën Veriore të ndërtohet naftë përçues, pas protestave disa mujore të fisit indian Sijukisi.

4 dhjetor – Austria e zgjodhi liberalin e sapozgjedhur Aleksander Van der Belen për president pasi zgjedhjet fillestare në maj u anuluan.

4 dhjetor – Kryeministri i Zelandës së Re, Xho Ki, dha dorëheqje pas tetë viteve në pozitë.

7 dhjetor – Kryeministri italian Mateoi Renci dha dorëheqje tre ditë pas humbjes në referendumin për reformim të kushtetutës.

7 dhjetor – Një aeroplan i kompanisë ajrore ndërkombëtare u rrëzua në lindje nga Islamabadi, e humbën jetën 48 udhëtarë, mes të cilëve ishte edhe këngëtari i cili më vonë u bë klerik Xhunaid Xhamshed.

7 dhjetor – Tërmet me fuqi prej 6,5 ballë e goditi provincën Akeh në Indonezi, e humbën jetën të paktën 97 persona.

10 dhjetor – Sulm terrorist me bombë para stadionit në Stamboll, e humbën jetën 38, janë lënduar 45.

10 dhjetor – Bob Dilen i cili e fitoi Çmimin Nobël për literaturë, nuk u paraqit në[ ceremoninë e ndarjes në Stokholm.

11 dhjetor – Bombë në kapelë në Kajro, Egjipt e humbën jetën 25, ndërsa u lënduan 45 fetarë.

11 dhjetor – Kirgistani votoi në referendum për ndryshimin e kushtetutës me çka do t’i jepej qeverisë autorizime më të mëdha.

12 dhjetor – Bil Inglish dha betim si kryeministër i Zelandës së Re dhe e trashëgoi Xhon Ki.

12 dhjetor – Paolo Xhentiloni dha betim si kryeministër i Italisë, ai vjen pas Mateo Rencit.

17 dhjetor –  Henri Hjamlih, kirurgu amerikan dhe shpikës i intervenimit Hejnrihovit, vdiq në moshën 90 vjeçare.

18 dhjetor – Za Za Gabor (Sari Gabor), aktorja hungareze vdiq në moshën 90 vjeçare.

19 dhjetor – Ambasadori rus në Turqi u vra në galerinë e arteve në Ankara nga një atentator turk.

19 dhjetor – Një kamion hyri në panairin e krishtlindjeve në Berlin dhe vrau 12 ndërsa lëndoi 48 vizitorë.

25 dhjetor – Vdiq Xhorxh Majkëll, këngëtar britanik me orgjinë greke, AI kishte 53 vjet.

29 dhjetor – Është arritur marrëveshje për ndërprerjen e zjarri në Siri, garantët e të cilës do të jenë Rusia dhe Turqia, që hyri në fuqi në mesnatë 30 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button