Tahiri: Dialogu po jep rezultate, si shtrirja e sovranitetit në veri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, me të cilin përpos që ka folur për Kosovën gjatë vitit 2017 në të gjitha fushat, ajo është ndalur te fusha e dialogut, të cilën e drejton.

Tahiri, sipas komunikatës zyrtare, ka thënë se ky proces po jep rezultate konkrete si në shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit me ç`rast përmendi fillimin e punës së mbi njëzetë ministrive dhe agjencive në veri, dhe integrimin në rritje të komunitetit serb në institucionet e Kosovës dhe shuarjen e strukturave paralele në fushat ku janë arritur marrëveshjet.

Mirëpo, ajo potencoi se destruksionet e Serbisë kohët e fundit kanë qenë evidente me ndërtimin e një muri ilegal si dhe manipulimin me politikanët serb në Kosovë, me çka Serbia po tregon se nuk është e gatshme të përmbush obligimet e dialogut për fqinjësi të mirë si një kusht themelor evropian për secilin shtet aspirantë.

Ambasadori i Zvicrës Lebet, sipas po të njëjtës komunikatë, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe konfirmoi mbështetjen e Zvicrës për ardhmërinë evropiane të Kosovës, për të cilën tha se mbështetja e Zvicrës do të vazhdoj fuqishëm, përfshirë në planin dypalësh mes dy vendeve.

Ai po ashtu lavdëroi diasporën shqiptare në Zvicër duke thënë se janë mjaft të integruar dhe janë qytetarë të mirë dhe të zellshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button