5 gjërat që meshkujt kërkojnë nga një lidhje!

Meshkujt kanë nevojë për dashuri po aq sa femrat. Dëshironi të dini më shumë për nevojat e tyre personale dhe ato më intimet? Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se çfarë kërkojnë ata më shumë në një lidhje!

Mirënjohje dhe miratim

Meshkujt dhe egoja gjithmonë janë të pandashëm. Gjithsesi, kur ti i thua mashkullit tënd se je krenare për të, dhe për arritjet e tij, je duke i dhënë atij një dozë të lartë vetëbesimi. Po i tregon se beson tek ai dhe se je krenare për atë çka ai po bën.

Respekt

Çdo kush duhet të ndjehet i dashuruar dhe i respektuar, veçanërisht në një lidhje! Mashkulli yt duhet ta dijë se ti e beson atë mjaftueshëm, aq sa të respektosh vendimet që ai merr.

Intimitet emocional

Nëse ndjen nevojën për të qendruar gjithmonë në krahë të partnerit, është totalisht normale! Por egziston një moment kur ai ka nevojë të kalojë pak kohë me veten e tij, vetëm, për të menduar ose thjesht duke marrë një pushim nga gjithçka. Kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë së foluri me ty! Kjo thjesht tregon se ti po e respekton ndjenjën e tij dhe privatësinë.

Hapësirë

Hapësirë, hapësirë, hapësirë! Lëre të dashurin tënd të marr frymë; lëre atë të kalojë pak kohë larg jush. Edhe nëse ndjeni sikur ai dëshiron të flasë me ju rreth problemeve të tij, ata zakonisht preferojnë të merren vetëm me zgjidhjen e problemeve.

Siguri

Nëse i dashuri juaj ju bën të ndjeheni të sigurt dhe të mbrojtur, është e shkëlqyer! Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka nevojë të ndjehet në këtë mënyrë! Meshkujt vdesin të dinë se janë të sigurt dhe të mbrojtur në lidhjen e tyre, në mënyrë që të ndërtojnë më shumë besim dhe ëndrra me partneren e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button