Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Pritjet ishin pak më të mëdha se vitet tjera, por pas këtij takimi të partive shqiptare në Shqipëri me ftesë të kryeministrit, Edi Rama sikur mu zbehën ato pritje kur dëgjova se aty bëhet fjalë për çështjen e institucionalizimit të një dikasteri për komunitete. Ne e dimë çfarë do të thotë komunitet. Komunitet është një bashkësi e vogël, janë me miliona në Ohër dhe kjo do të thotë kthim edhe më mbrapa madje se në vitin 2001, kur u krijua Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kemi edhe aktivitete tjera që u bënë për implementimin e kësaj marrëveshjeje por dështoi çdo gjë.

Ndryshe, përshëndes faktin që partitë shqiptare për herë të parë u ulën bashkë, por drejtë të ju tregojë se pritjet e mia nuk janë të mëdha në rast se ne si pikënisje e kemi trajtimin tonë si komunitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button