Aksionet policore, uverturë e zgjedhjeve të parakohshme

Aksionet policore të cilët i vërejmë nëpër Maqedoni, janë një ushqim nacionalist ndaj elektoratit për ta dëshmuar forcën dhe për të përfituar poenë politik partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE. Kështu mendojnë analistët të cilët thonë se e gjithë kjo dramë, sidomos në vendet shqiptarë gjoja se mbyllen bastore ilegale, në thelb janë uverturë për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që me gjasë do të mbahen në raundin e dytë të atyre parlamentare.

“Pra dukshëm ka vepra për destabilizm të situatës për të përfituar si gjithnjë me anë të forcës dhe nacionalizmit poenë politik dhe votues. Në këtë situatë kisha thënë se VMRO me çdo kusht dëshiron ta mbajë pushtetin dhe mbjell frikë duke përdorur forcë” thotë për Portalb, analisti Mersel Bilalli.

Për Xhelal Nezirin, çdo aksion që ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet përshëndetur dhe përkrahur, por sipas tij, nëse nuk kapen ata që duhen, e gjithë kjo ‘dramë’ ka synime të tjera.

“Nuk duhet të politizohen aksionet kundër aktiviteteve ilegale, qofshin bastore apo fishekzjarre, sepse kjo është detyra e policisë. Policia paguhet nga taksat e  qytetarëve dhe duhet 24 orë të garantojë sigurinë e tyre. Por, korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të luftohen edhe në instanca të larta të institucioneve. Derisa nuk kemi luftë kundër niveleve të larta të krimit të organizuar, pra peshqve të mëdhenj, këto ekspedita policore mund te futen në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore” tha për Portalb, Xhelal Neziri.

Nevoja e madhe e VMRO-së për të organizuar zgjedhje të parakohshme shihet në aksionet që ndërmerren kohëve të fundit përpos atyre policore.  Beneficionet për buqit, për pensionistët, ligji për pjesëtarët e ushtrisë maqedonase si dhe ai për të falimentuarit janë skemë që të arrihet efekti te votuesit.

Nga ana tjetër BDI mbetet e përçarë mes atyre që duan zgjedhje dhe atyre që janë kundër. Burime nga kjo parti thonë se po bëhet luftë brenda-partiake mes atyre që duan të vazhdojnë bizneset me VMRO-në si dhe ti përkrahin zgjedhjet e parakohshme dhe atyre që duan rrëzimin e kësaj partie.

“Mbetet të shohim se çfarë do të ndodh më tej. Viti 2014 do të jetë vit i turbulencave serioze. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk shihen me sy pozitiv nga faktori ndërkombëtar. “ tha Bilalli.

Mbrëmë në disa vende të Maqedonisë janë zhvilluar aksione policore me prani të mëdha të policisë, lexo më shumë në këtë link

Lexo: Talat Xhaferi refuzon të flet për aksionin policor në Forinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button