Rruga drejt profesionit si gazetar

Imer Iljasi

Imer Iljasi

Nuk jemi ne ata që shpesh herë dëgjojmë fjalën “mos shih ëndrra me sy hapur”? Ja kështu lindin ca pyetje që vështirë u gjendet përgjigjja: Vallë çfarë e dallon dëshirën nga një ëndërr? A është e mundur ëndrrat të bëhen realitet a mos vallë ngelen thjeshtë ëndrra?

Përveç motivimit është ëndrra një ndër çelësat kryesor që na shtyn drejt arritjes të një caku. Ëndrra është thelb i një synimi. Kështu dhe unë synoj që në të ardhmen të sjell transparencë në ngjarjet që u përkasin bashkëqytetarëve të mi.

Në këtë kohë dinamike që ne po jetojmë sot pa marrë parasysh se në cilin vend të botës jemi, është më tepër se e nevojshme që të kemi njohuri për gjithçka që sillet rreth nesh, qoftë mire apo keq. Sidomos në vendin tonë ku janë politika e helmuar nga korrupsioni dhe fetë të infektuara nga ekstremizmi radikal është e domosdoshme të mbrojmë popullin tonë që mos të vendos jetën në lojë dhe të pësoj natyrshëm nga manipulimet. Kjo pra është ëndërr e imja, të shpëtoj popullin tim nga rrënja në grackat e injorantëve. Prandaj hodha dhe hapin e par dhe i vendosa qëllimin vetes të bëhem gazetar.

Gazetaria është një profesion plot adrenalinë sepse përballja me situata të ndryshme mban një rrezik në vete. Të mbijetosh në tregun e gazetarisë duhet përpjekje dhe vetëbesim. Gazetarët janë zëri i të vërtetës prandaj nuk duhet lejuar që syri të ju trembet as nga situatat më tragjike të mundshme. Pikërisht ata duhet të jenë forcëdhënës, solidarizues dhe të mbështesin audiencën të interpretoj gjërat ashtu siç janë.

Si person i mediave gjithmonë do ballafaqohesh me njerëz që të bëjnë presion, do të vraposh së kërkuari lajm pas lajmi, dhe në fund do dëgjosh se informatat që i solle nuk kanë shumë vlerë, do nevrikosesh dhe do të lodhesh por mos harro ëndrrën që ke, sepse vetëm ajo do të jap kurajë për të vazhduar përpara dhe për tu bërë profesionist i vërtet. Sa më shumë kodrina të kalosh, aq më i fort bëhesh, çdo rrënjë të mëson një ngritje prandaj dhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet asnjëherë nuk duhet dorëzuar por nga gabimet duhet mësuar. Me arritjen në majën e kodrinës fundit hidh një shikim prapa, aty mund të kuptosh se ja vlejti të besosh në vete dhe se ti ja dole.

Puna, sakrifica, mosdorëzimi janë elementet që duhet ti ketë çdo person që synon rrugën drejt profesionit si Gazetar.

Të bëhesh dikush që gjithmonë e ke dashur dhe e ke ëndërruar është e vështirë edhe me shumë sfida. Por, që gjithmonë ekziston ajo dëshira se një ditë do të arrij në majat e suksesit përkundër sfidave dhe vështirësive të ndryshme. Rruga drejt arritjes një qëllimi është e vështirë, por bashkë me vështirësitë është edhe kënaqësia që un bëj diçka të rëndësishme dhe të dobishme për shoqërinë. Pra në këtë mënyrë bëj ëndrrën realitet.
Gazetaria do të jetë profesioni im ose më mirë të them do të jetë realizim i ëndrrës time plotë pasion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP