Gjeniu që vuante nga paranoja religjioze

Gogoli qe me prejardhje ukrainase. Pati prindër fort shëndetligë, të sëmurë fizikisht dhe shpirtërisht. Edhe vetë atë e ndoqën sëmundjet që nga fëmijëria e hershme. Vuajti nga sëmundja e të jatit, i cili vdiq nga frika e vdekjes.

Për shkak se rrinte përherë i vetmuar, shokët e gjimnazit e thirrnin: Enigma.

Gogoli qe satirist dhe humanist i madh, por shumë i pafat, sepse askush nuk e donte. Çuditërtisht, edhe përkundër këtij fakti, ai mendonte se qe lindur për të qenë i madh.

Në Petrograd e përjashtuan nga pozita e profesorit universitar, ku ligjëronte një lëndë të historisë. Ishte tejet i dashuruar në vetvete dhe thoshte se Zoti ia fali dhuntinë për të lexuar çdo shpirt njeriu.

Më 1829 botoi veprën letrare “Ganc kihel garten” me pseudonimin ALOV, por pas talljes së kritikës, i bleu librat nga të gjitha libraritë, i zhduku dhe iku në Amerikë.

Edhe pas shfaqjes së parë të “Revizorit” u prek thellë nga publiku i paktë në numër. Pas kësaj u tjetërsua dhe u izolua akoma më shumë. U dha pas lutjeve fetare, por frika nga vdekja iu bë obsesion.

Gogoli nuk e donte as nënën as motrën e tij, sepse qe vetiak i pashoq.  Kurrë nuk përjetoi dashuri. Thjesht: ai nuk mund të dashuronte asnjeri.

Veprën e parë dhe të fundit i dogji pa asnjë hamendje. Vepra e mesit (“Revizori), ia siguroi lavdinë dhe famën ndërkombëtare. Artin e tij e karakterizon ironia, tallja, përbuzja, satira, sarkazmi… Për veprat e tij thonin qysh atëherë se të shtynë të qeshesh me lot.

Gogoli konsiderohet themelues i realizmit rus, por edhe veprat e tij më realiste i karakterizon fryma e fantastikes.

Pati pamje të gërditshme, por kjo nuk e pengonte të përqeshë pamëshirshëm pamjet e të tjerëve.

Sëmujndjen e tij psikiatria e njëh si paranojë religjioze apo sëmundje fetare. Para vdekjes nuk i pranonte as ushqimet as barërat e ofruara për shërim. Në rasën e varrit të tij, e la amanet të shkruhet: Përqesha gjininë njerëzore, por nëpërmjet lotëve të padukshëm.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button