Parlamenti i Maqedonisë zgjodhi deputetët e ri

15.00 – Me 115 vota për u miratua raporti i Komisionit kuvendor për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe me këtë Parlamenti i Maqedonisë fitoi përbërjen e re Parlamentare.

Deputeti Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ka reaguar për arsye se raporti i Komisionit kuvendor për verifikimin e mandateve të deputetëve ishte vetëm në gjuhën maqedonase.

“Më vjen keq që ky raport është në gjuhën maqedonase ndërsa BDI-ja deri dje thoshte se gjuha shqipe është zyrtare. Gjithashtu shpreh shqetësim që në këtë përbërje të Kuvendit është një deputeti i cili është i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe pres që mos të verifikohet mandati i tij” tha Ibrahimi.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoivski tha se Kuvendi “vendos sipas normave dhe jo sipas qejfeve të dikujt.”

Replikë ndaj Ibrahimit ka pasur edhe deputeti VMRO-së, Ilija Dimovski i cili tha se “nuk është momenti për fushatë zgjedhore sepse ajo ka mbaruar” tha Dimovski, njofton Portalb.mk.

13:50 Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së i uroi punë të suksesshme dhe demokratike Kuvendit. Ai vlerësoi se Trajko Veljanovski nuk duhet të udhëheq me seancën, sepse ligji dhe rregullorja thonë se deputeti më i vjetër duhet të udhëheq  me seancën plenare kur thirret Kuvendi, raporton Portalb.mk.

Ai përmendi përvojat tjera të vitit 2011 dhe 2014 ku me seancën ka udhëhequr më i vjetri. Ai ka thënë se me këtë Veljanovski po e shkel praktikën e deritanishme në shtëpinë demokratike. Ndërkaq kryeparlamentari, Veljanovski është arsyetuar se praktika dhe rregullorja dallojnë.

Seanca plenare momentalisht është në pauzë dhe vazhdon në ora 14:30, pasi që komisionet kuvendore t’i kryejnë procedurat e radhës./Portalb.mk

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Filloi mbledhja për fomrimin e përbërjes së re Parlamentare të Maqedonisë. Seancën mund ta shikoni në këtë LINK.

deputetet-e-parlamentit-te-maqedonise-2 deputetet-e-parlamentit-te-maqedonise-3

Pritet që në çdo moment të fillojë mbledhja e sotshme. Ky është rendi i ditës të cilin e siguroi gazetari i Portalb.mk.

15782657_10211747036054073_1972811379_n

Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski.

 

Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë do të ketë 120 të zgjedhur nga populli. Më së shumti mandate fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët -3 dhe PDSH – 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë të zgjedhur nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.

Kryesuesi i mbledhjes së parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilë[t sipas nevojës e zëvendësojnë në kryesimin e mbledhjes, e më pas me thirrje të deputteëve të zgjedhur e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur të pranishëm.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërkaq pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjedhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëvezgjedhë kryetarin e dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Përbërja e re kuvendore do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur të popullit edhe në përbërjet e tjera. Nga 120 deputetë, 38 janë gra. Përbërja e Parlamentit dhe ky numër i përfaqësimit të grave do të mund të ndryshojë pas formimit të qeverisë nëse disa nga deputetet zgjedhen në funksion në pushtetin ekzekutiv apo nuk e pranojnë mandatin për arsye të caktuara. Mandate fituan koalicionet e kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, Besa, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 51 mandate. Deputetë nga Njësia zgjedhore 1 janë: Nikolla Poposki, Elizabeta kanpeska Milevska, Boris Zmejkovski, Dragan Danev, Daniella Rangellova, Ljupço Dimovski, Krsto Jovanovski dhe Çedomir Sazdovski. Në NJZ2 të zgjedhur janë Nikolla Todorov, Trajko Veljanoski, Zhaklina Peshevska, Ivan Stoilkoviq, Amdi Bajram, Vlladanka Aviroviq, Zoran Gjorgjievski, Johan Tarçullovski dhe VEsna Damçevska-Ilievska. Në NJZ3 të zgjedhur janë Ilija Dimovski, Emil Dimitriev, SDllagjana Mitovska, Trajço Dimkov, Stojan Millanov, Magdalena Manaskova, Zeqir Ramçilloviq, Nikolla Micevski, Bllagica Llasovska, Emilija Aleksandrova dhe Ivan Ivanov. Në NJZ4 të zgjedhur janë Nikolla Gruevski, Vakover Mançev, Ane Llashkoska, Panço Minov, Vesna Pemova, Vasil Pishev, Nada Cipusheva, Dimitar Stevananxhija, Dragan Cuklev dhe Pavlinçe Çestojnova. Në NJZ5 janë zgjedhur Antonio Milloshoski, Zoran Ilioski, Liljana Zaturovska, Ljuben Arnaudov, Bllagoja Despotoski, Nola Ismajllovska – Starova, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Liljana Kuzmanoska. Në NJZ6 mandate kanë fituar Vlladimir Gjorçev, Jusuf Hasani, Dafina Jovanoska dhe Goran Manojlloski.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM fitoi 49 mandate, prej të cilave 10 në NJZ1: Stevo Pendarovski, Renata Deskoska, Damjan Mançevski, Stefan Bogoev, Pavle Bogoevski, Sonja Mirakovska, Dime Vellkovski, Tatjana Prentoviq, Ivana Tufekxhiq dhe Petar Atanasov. Deputetë të LSDM-së në NJZ2 janë Oliver Spasovski, Frosina Remenski, Muhamed Zeqiri, Maja Moraçanin, Ferid Muhiq, Maksim Dimitrievski, Kurto Dudush dhe Tanja Kovaçev. Një NJZ3 Ljupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski, Jagoda Shahpaska, Pançe Ivanov, Sashko Kostov, Juliana Nikollova, Enes Ibrahim, Ilija Nikollovski dhe Mira Stojçevska. Në NJZ4 të zgjedhur janë Zoran Zaev, Hari Llokvenec, katerina Kuzmanovska, Goran Misovski,l Kosta Janevski, keti Smilevska, Betiane Kitev, Sasho Pockov, Mileva Gjorgieva, meri Llazarova. Në NJZ5 të zgjedhur janë Radmilla Shekerinska-Jankovska, Aleksandar Kiracovski, TOmisllav Tuntev, Goran Milevski, Vasko Kovaçevski, Irena Stefoska, Jovan Mitreski, Alija Kamberovski dhe Zhaklina Llazareska. Në NJZ6 mandate nga LSDM kanë fituar Petre Shilegov, Gjylymsere Kasapi dhe Bllagojçe Trpevski.

BDI fitoi 10 vende deputetësh. Deputeti i deritnaishëm Artan Grubi fitoi mandat të ri në NJZ1. Në NJZ2 BDI ka dy mandate, Ejup Halimi dhe Rexhail Ismaili. Në NJZ5 mandat nga kjo parti ka fituar Agim Shaqiri. Në NJZ6 BDI ka fotuar gjashtë mandate – Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manojllovski, Xhevat Admemi dhe Mirsada Emini Asani.

Lëvizja BESA fitoi pesë mandate. Zeçirja Ibrahimi është deputet nga NJZ1, përderisa në NJZ2 mandat fitoi Afrim Gashi, Në NJZ6 mandate kanë fituar Bilall Kasami, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.

Aleanca për shqiptarët fitoi tre mandate. Nga NJZ5 deputet do të ejtë Suria Rashidi, ndërsa në NJZ6 mandate fituan Ziadin Sela dhe Vesel Memedi.

PDSH fitoi dy mandate dhe atë vetëm në NJZ6 – Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedë Kuvendi me shumicë votash nga numri i prëgjithshëm, oi deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button