SHBA vendos sanksione të gjera ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të enjten sanksione të gjera ndaj Rusisë, për siç pretendohet, rolin e kësaj të fundit në hakimet që lidhen me zgjedhjet e sivjeme presidenciale në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Sanksionet kanë në shënjestër nëntë subjekte dhe individë, përfshirë drejtorinë kryesore ruse të inteligjencës, GRU, dhe Shërbimin e saj Federa e Sigurimit, FSB.

Presidenti Barack Obama në një deklaratë të tij tha se veprimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e “paralajmërimeve të vazhdueshme private dhe publike” në adresë të Rusisë, dhe paraqesin kundërpërgjigjën e duhur ndaj përpjekjeve për të dëmtuar interesin e SHBA-ve në lëmin e shkeljes së normave ndërkombëtare të sjelljes.

“Të gjithë amerikanët do të duhen të jenë të alarmuar nga veprimet e Rusisë”, tha ai, duke aluduar edhe në pasardhësin e tij Donald Trump, i cili ka hedhur dyshime mbi gjetjet e inteligjencës së SHBA-ve se Rusia është fajtore për një seri të hakimeve të cilat në shënjestër kanë pasur Partinë Demokratike dhe kandidaten e saj presidenciale, Hillary Clinton.

Administrata e Obamas njoftoi publikisht gjatë tetorit se ka vlerësuar se Rusia është përgjegjëse për sulmet. Por, qeveria e Rusisë ka mohuar akuzat e tilla.

“Përveç listës së zezë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka dëbuar 35 diplomatët rusë dhe ka kërkuar mbylljen e dy godinave ruse në Maryland dhe New York të jenë “përdorur nga personeli rus për qëllime të inteligjencës”, tha Obama.

Veprimet janë duke u marrë në shenjë hakmarrjeje për “skemën e përdorur për ngacmimin e diplomatëve tanë jashtë shtetit gjë e cila është shtuar gjatë katër viteve të fundit, me një rritje të konsiderueshme në 12 muajt e fundit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Këto veprime kanë përfshirë ndalesa arbitrare të policisë, sulm fizik si dhe transmetimin në televizionin shtetëror të të dhënave personale të personelit tonë që i ka vënë ata në rrezik”, tha ai.

Obama theksoi në deklaratën e tij se masat e së enjtes “nuk janë shuma totale e reagimeve tona ndaj aktiviteteve agresive të Rusisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button