Rama mbledh partitë shqiptare të Maqedonisë, i këshillon për qëndrimin në Parlament (FOTO)

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri tre kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoni. Në takim mungonte Partia Demokratike Shqiptare, njofton Panorama.

Në takim ishte kreu i BDI­së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami. Mësohet se në qendër të diskutimeve mes krerëve të partive politike shqiptare ka qenë krijimi i qeverisë së re dhe situata politike në Maqedoni, duke qenë se ditën e nesërme do të mblidhet për herë të parë Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.

Takimi i liderëve shqiptar të Maqedonisë me Edi Ramën
Takimi i liderëve shqiptar të Maqedonisë me Edi Ramën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button