Hallall i qoftë Kaya-s së Gallatasarajit (Video)

Gjest për lakmi është parë dje në derbin e futbollit turk mes Galatasaryt dhe Beshiktashit. Mbrojtësi i Gallatasaryt, Semih Kaya ka bërë gjestin e javës në derbin e shumëpritur turk.

Kaya në një duel me Sahan e dërgoi topin jashtë në korner, por që gjyqtari nuk e vërejti këtë duke mos akorduar korner. Ishte vetë Kaya ai që rekomandoi gjyqtarin që ti jep kornerin Beshiktashit.

Gjyqtari Çakir e përshëndeti këtë veprim duke i zgjatur dorën Kayas. Gjesti është duartrokitur edhe nga lojtarët mysafir.

Lajme të ngjashme

Back to top button